Categories: Uncategorized

Mjeku Kalo: E paralajmërova rrezikun e COVID-19 që në janar, por u mbajtën kongrese e mitingje

Profesor Doktor Tritan Kalo ka paralajmëruar mbi rrezikshmërinë e transmetimit të virusit disa nga poltikanët shqiptarë që në janar, muaj në të cilin situata aktuale dukej e largët për Shqipërinë, vend ku u mbajtën kongrese partish e mitingje në shesh.

I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Profesor Kalo rrëfen se asnjë prej politikanëve nuk ia ka dëgjuar fjalën ndonëse ai i ka adresuar mbi rrezikun e këtij infeksioni.

Të lidhura

None found

“Jam ndjerë shumë keq. Dhe unë në mënyrë specifike drejtuesve apo individëve që janë drejtues të këtyre strukturave u jam adresuar pëe të shmangur realizimin e këtyre mitingjeve, kongreseve, e cdo takimi në sheshe apo jo sheshe ku kishte mbi 500 individë për rrezikshmërinë e transmetimit të infeksionit.”

Lutfi Dervishi : Dhe nuk ju dëgjuan?

Tritan Kalo : Është e cuditshme për rrezikshmërinë e transmetimit nuk më dëgjuan farë dhe unë kam një bring sepse ..

Lutfi Dervishi: A ju kërkuan ndjesë më pas?

Tritan Kalo : Politikanët tanë nuk e dinë se c’është ndjesa. Dinë se cështë interesi ekonomik apo poltik i tyre, por fjalën ndjesë se kanë në diskurset e tyre politike.

Në emsionin Përballë, Profesor Kalo apelon për më shumë vëmendjë ndaj mjekësisë në të ardhmen pasi sicc thotë ai trajtimi aktual i politikës dhe popullatës është një nga arsyet kryesore e largimeve massive të bluzave të bardha jashtë Shqipërisë.
“ Pas pandemisë duhet të ndryshojë konceptimi I trajtimit të mjekëve, I gjithë personelit mjekësor.

Si nga politika po ashtu edhe nga popullata. Një popullatë që është yshtur ta shoh mjekësinë si një tabelë qitje që të shfryjë mllefet e saj nga keqtrajtimi ekonomik I një vendi që në 30 vite shumë pak ka ecur para se më shumë ka ecur mbrapa. Këto mllefe, tabela e qitjes për politikanët ka qënë shëndetësia dhe gjithmonë I kanë hedhur këto njerëz në kurriz të shëndetësisë. Nuk jemi dhe ne pa kusure.

Ka dhe nga ne që kanë harruar që jane betuar mbi hipokratin, por kryesisht nëse këto dy koncepte të trajtimit nga popullata dhe trajtimit nga politika do të ndryshojnë nuk do të kemi më emigrime massive drejt Gjermanisë. Nuk do të kemi më largime massive.

Dhe këto individë që kanë ikur në Itali për ndihma jam I sigurtë pjesa më e madhe nuk do të rikthehen sepse unë kam kërkesa të shumta nga kolegë, infermierë dhe mjekë që thonë aman kë njeh që të na fus në listë që të shkojnë në Itali, me idenë të mos kthehen.” – tha Tritan Kalo në Përballë.

të fundit

Horoskopi 22 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dëgjojini këshillat e Saturnit sot ju qe jeni ne një lidhje. Te jesh me statusin tuaj është fat, prandaj…

59 minutes ago

Drejtori i AKU Shkodër u dhunua me sende të forta, policia: Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër në lagjen “Fahri Ramadani”, ku u…

1 hour ago

“Është biznes i frikshëm”, Lala dhe Dervishi flasin për takimet speciale me eskorta dhe futjen e celularëve në burgje

Gazetarët Klodiana Lala dhe Ferdinand Dervishi dhanë detaje në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV për gjendjen në burgje, ku…

2 hours ago

PS-PD bashkojnë votat për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit/ Reagon prezenca e OSBE: Hap pozitiv për dialogun politik

Prezenca e OSBE-së mirëpret miratimin me konsensus nga parlamenti të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit. Kjo shënon një hap pozitiv…

2 hours ago

Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar mbrëmjen…

3 hours ago

Mereme Sela: Berisha do të pësonte humbje katastrofike përballë meje! Më hoqën nga frika

Mereme Sela, e cila aspiroi të ishte kandidate për kryetare të Partisë Demokratike, por nuk u lejua nga lidershipi i…

3 hours ago