Categories: Uncategorized

Trishtuese: 49% e shqipëtarëve duan të largohen dhe këto janë vendet që zgjedhin

Gati gjysma e shqiptarëve (49%) po mendojnë seriozisht që të ikin nga vendi, sipas një sondazhi që zhvilloi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Ata po informohen në mënyrë aktive rreth mundësive dhe alternativave që kanë, po shqyrtojnë dhe po aplikojnë për vende pune të lira, apo dhe kanë konkretizuar tërësisht dhe po përfundojnë çështjet administrative.

Kjo është përqindja më e lartë në rajon dhe raporti thekson se Shqipëria është e vetmja ekonomi në rajon ku numri i atyre që duan të largohen ia kalon atyre që duan të qëndrojnë (49% kundrejt 46%, ndërsa 5% u përgjigjën që nuk e dinë).

Të lidhura

None found

Pas nesh, për përqindjen e atyre që po marrin në konsideratë të ikin renditet Mali i Zi me 47%, Bosnja, me 44%, Kosova me 43%, Maqedonia e Veriut me 41%. Më të kënaqur me vendin e tyre janë serbët, me vetëm 37% që po marrin në konsideratë që të largohen.

Shqiptarët kanë dhe përqindjen më të lartë të atyre që jo vetëm duan të ikin, por edhe kanë ndërmarrë hapa konkrete për ta bërë këtë. 33% e atyre që konsiderojnë të largohen, po informohen në mënyrë aktive rreth mundësive dhe alternativave që ata kanë, më e larta nga gjithë shtetet e tjera. 14% po shqyrtojnë dhe po aplikojnë për vende të lira pune, 4% pohojnë se kanë konkretizuar gjithçka dhe aktualisht po përfundojnë çështjet administrative.

48% thonë se thjesht po mendojnë të ikin dhe s’kanë ndërmarrë ndonjë veprim tjetër konkret. Kjo përqindje është më e ulëta nga shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ku pjesa më e madhe e të anketuarve që po marrin në konsideratë të largohen nga vendi, thanë se ata po e mendojnë emigrimin, por nuk është se kanë bërë ndonjë lëvizje në këtë drejtim. Psh, 72% e serbëve që duan të ikin thanë se kjo ishte thjesht një ide.

Raporti thekson se për të gjithë Ballkanin ka një tendencë të shtuar për t’u larguar, në raport me sondazhet e mëparshme, me një rritje prej 4 pikë përqindje, duke arritur në 43% të Ballkanit Perëndimor që merr në konsideratë të emigrojë, nga 39% në 2018-n.

Për shqiptarët, edhe integrimi në Europë do të thotë në radhë të parë mundësi për të emigruar ose studiuar, sipas 60% të të anketuarve, sërish më e larta në rajon dhe më pas prosperiteti ekonomik.

I gjithë Ballkani Perëndimor synon të ikë në BE dhe shumë pak duan të largohen në një vend të rajonit. P.sh 3% e shqiptarëve që mund të merrnin në konsideratë të jetonin në një vend tjetër të Europës Juglindore do të zgjidhnin Kosovën dhe po aq Malin e Zi. Në të kundërt, shtetasit e Kosovës, si preferencë të parë kanë Bosnjë Hercegovinën, që është zgjedhur nga 3% e atyre që konsiderojnë të emigrojnë në rajon, ndërsa Shqipëria vjen e dyta, me 2%.

Përqindjen më të lartë të konsideratës për të jetuar në një vend tjetër të Ballkanit e kanë malazezët, 18% e të cilëve zgjedhin Serbinë. Ndërsa më patriotët janë serbët, me 93% të tyre që nuk e marrin në konsideratë të jetojnë në një vend tjetër të Europës Juglindore, më e larta në rajon./Monitor

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

3 hours ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

3 hours ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

3 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

3 hours ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

3 hours ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

3 hours ago