Categories: Uncategorized

Më 15 qershor rikthehet transporti publik, zbulohet nëse do të ketë rritje çmimi të biletave

Nga data 15 qershor do të rinisë përdorimi i transportit publik. Lajmi u publikua ditën e djeshme nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa njoftoi se ky aktivitet do të vijojë nën kushte të rrepta sigurie.

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit në Fushën e Infrastrukturës dhe Territorit, në Ministrinë e Transporteve, Eltar Deda, tha për Euronews Albania se përveç transportit urban, me 15 qershor do të hapen edhe lëvizjet ndërqytetëse dhe ato ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Ai shtoi se pasagjerët dhe personeli e kanë të domosdoshme pajisjen me maska dhe doreza gjatë udhëtimit.

“Duke filluar data 15 qershor, ditë e hënë, i gjithë transporti rrugor, interurban, urban dhe ndërkombëtar do të jetë në dispozicion pas konsultimeve të kryera të protokolleve tona me Institutin e Shëndetit Publik.

Kemi njoftuar të gjitha këto kompani, dhe është e gatshme që në 15 qershor ne të bëjmë të mundur që të kemi fillimin e këtij transporti me një kapacitet, i cili do të lejojë 70 % të kapaciteteve të tyre, ku është e detyrueshme çdo kompani që të ndjekin rregullat e higjienizimit, të gjithë pasagjerët e kanë të detyrueshme të pajisen me maska dhe në të njëjtën kohë edhe personeli do të jetë me maska dhe me doreza, por në të njëjtën kohë do të ketë edhe mjete të tjera të higjienizimit. Çdo ditë këto kompani do të kryejnë dezinfektimin dhje kjo do të monitorohen nga bashkitë”, tha ai.

Pavarësisht se sektori i transportit ka pësuar humbje të madhe financiare për shkak të COVID-19, z. Deda u shpreh se nuk do të ketë rritje çmimesh.

“Duke parë krizën e madhe dhe goditjen që mori ky sektor, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe me përkujdjesjen e ministres Belind Balluku, është ngritur një grup pune në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, kemi qenë në konsulta të menjëhershme në mënyrë që ne t’i japim një ndihmë këtij biznesi.

Duke patur parasysh edhe kërkesat e shoqatave, ne kemi bërë të mundur disa skema dhe do të bëhen publike në mënyrë që kompanitë të marrin subvencionim nga ana e qeverisë. Nuk do të ketë rritje çmimesh”, tha ai.

Transporti publik u paralizua në datë 10 mars, për shkak të përhapjes së coronavirusit. Për tre muaj transporti publik nuk ishte në gjendje funksionale.

të fundit

Arnis Ademi, mbrojtësi i ri i Fiorentinës pranë debutimit në Serie A: Kosova më kontaktoi dhe kam lidhje të veçanta emocionale

Kombëtarja e Kosovës ka nisur punën për ta bindur edhe mbrojtësin e talentuar të Fiorentinës, Arnis Ademi. Këtë e ka…

1 minute ago

Barcelona shqyrton shitjen e Baldes dhe ndjek dy kandidatë për zëvendësimin e tij

Barcelona po e konsideron largimin e Alejandro Baldes në afatin kalimtar të janarit si një mundësi për të krijuar hapësirë…

2 minutes ago

Flavio Bolsonaro arrives in Miami with his family after traveling through Argentina and Ecuador and obtaining a US visa

Flavio Bolsonaro ka mbërritur në Miami të Floridës, së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, pas humbjes në…

7 minutes ago

Flavio Bolsonaro arrives in Miami after leaving Brazil; US expected to issue visas to family

Flavio Bolsonaro është larguar nga Brazili dhe ka mbërritur në Miami të SHBA-së, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. [...] Read…

7 minutes ago

Police shot him in the eye with a rubber bullet; Health Minister: Erjon Vishkulli’s operation in Rome was successful!

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, i cili ka kaluar…

8 minutes ago

Death toll in Spain train accident rises to 64 as search for survivors continues

Është rënduar ndjeshëm bilanci i aksidentit hekurudhor në Spanjë. [...] Read More... The post Bilanci i aksidentit hekurudhor në Spanjë…

8 minutes ago