Categories: Uncategorized

Trafik kokaine nga Holanda në Itali: 2 të arrestuar në Fier, 3 në Itali

Goditet një grup i strukturuar kriminal që ushtronte veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni është zhvilluar në një kohë, në Itali dhe në Shqipëri dhe është koduar “Car Sharing”.

Të lidhura

None found

Në Shqipëri janë arrestuar dy anëtarë të grupit kriminal, si dhe tre të tjerë në Itali, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia italiane.

“Operacioni në Shqipëri është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, i drejtuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, me pjesmarrjen e Interpol Tirana dhe Drejtorisë Vendore Fier, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Italiane të atashuar në vendin tonë (INTERFORCA) “ informoi policia e shtetit.

Si rezultat, në Fier u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

K. Ç., 34 vjeç, banues në Karbunare/Lushnjë, person me precedent të mëparshëm penal;

Sh. Z., 35 vjeç, banues në Lushnjë;

Ndërsa në Itali u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

H. SH., 28 vjeç Nga Lushnja

A. M., 45 vjeç, nga Lushnja,

D. T. , 28 vjeç, nga Durrësi

Të tre me banim të përkohshëm në Itali.

Gjithashtu në Itali u shpall në kërkim shtetasi shqiptar E. H., me banim të përkohshëm në Itali.

Gjatë operacionit u sekuestruan 20 kg kokainë dhe 30 mijë euro cash, si dhe dy armë.

Më shtator të 2018 u arrestuan nëntë persona për trafikim ndërkombëtar të drogës kryesisht të importuar nga Holanda, një operacion ky që dyshohet se ka lidhje me atë të ditës së sotme.

Kush ishte organizatori? – Sipas policisë “ Nga periudha gusht 2017 deri në mars 2018, shtetasi K. Ç., në rolin si organizator, koordinator dhe përgjegjës i aktiviteteve kriminale të grupit që u godit mëngjesin e sotëm, negocionte me tregtarët e drogës dhe mbikëqyrte furnizmin me drogë, për ta trafikuar në rajonin e Toscanës.”

Shteasi SH. Z., në rolin e tij si pjesëmarrës solid brenda grupit kriminal kontrabandonte lëndën narkotike kokainë dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë.

Gjithashtu ky shtetas ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët.

të fundit

Asllani dhe Gruda përzgjidhen në formacionin e javës në Bundesligë

Futbollistët shqiptarë, sulmuesi Fisnik Asllani dhe mesfushori Brajan Gruda kanë zënë vend në ekipin më të mirë të javës së…

45 seconds ago

Student protests / European Democrats: Instead of listening to them, Rama’s government responds with repression and police violence!

Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës…

2 minutes ago

Arsim Bajrami proposes legal and institutional action on the case of former KLA leaders

Akademiku Arsim Bajrami ka propozuar themelimin urgjent të një komisioni shtetëror të ekspertëve juridikë, i cili do të analizonte aktgjykimin…

3 minutes ago

Dy Lamborghini Revuelto ekskluzive për Arabinë Saudite, me frymëzim nga shkretëtira arabe

Lamborghini ka prezantuar dy ekzemplarë unikë të modelit Revuelto, të krijuar posaçërisht për klientë në Arabinë Saudite. Të frymëzuara nga…

3 minutes ago

Rashiq links the government’s greater readiness for the Association to developments in Serbia

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi se Qeveria e Kosovës tani është më e gatshme për themelimin e…

3 minutes ago

Arkin Jahiji officially takes office as mayor of Bërvenica, announces office for expatriates

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji sot mori zyrtarisht detyrën e kryetarit nga ku tha se do…

3 minutes ago