Categories: Uncategorized

Operacion antidrogë italo-shqiptar, 12 të arrestuar

Policia e Shtetit në bashkëpnim me policinë italiane kanë finalizuar operacionin “Rockerduck”, duke arrestuar 12 persona.

7 prej tyre janë dënuar me masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe 5 me “Arrest në shtëpi”, ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim, pasi nuk është gjetur në banesë.

Të lidhura

None found

Në Shqipëri, ditën e sotme, në Fier, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. H., 27 vjeç, banues në Bishan, Fier, bazuar në urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Ndërsa në Itali, në orët e para të mëngjesit të sotëm u bë ekzekutimi i 11 urdhër-arresteve për shtetas rezident në Itali, ndërsa për një tjetër është bërë shpallja në kërkim pasi nuk është gjetur në banesë.

Njoftimi i policisë
Finalizohet me sukses një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni i koduar “Rockerduck” zhvilluar nga Policia italiane, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit.

Operacioni i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali dhe në Shqipëri.

Operacioni në Shqipëri është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, i drejtuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, me pjesëmarrjen e Interpol Tirana dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier e Vlorë, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Italiane të atashuar në vendin tonë (INTERFORCA).

Sot, në orët e para të mëngjesit në Itali dhe Shqipëri, në kuadër të procedimit penal për shkatërrimin e një grupi kriminal në të cilin ishin të përfshirë shtetas shqiptar, u bë ekzekutimi i urdhër-arresteve për 12 shtetas, nga të cilët 7 me masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe 5 me “Arrest në shtëpi”, ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim, pasi nuk është gjetur në banesë.

Në Shqipëri, në kuadër të operacionit vihet në pranga një anëtar i këtij grupit kriminal.

Konkretisht, ditën e sotme, në Fier, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. H., 27 vjeç, banues në Bishan, Fier, bazuar në urdhër-arrestin për kryerjen e veprave penale “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Shtetasi, R. H., i arrestuar ditën e sotme në Fier, në rolin e tij si pjesëmarrës solid brenda grupit kriminal, kontrabandonte lëndën narkotike kokainë dhe ia dorëzonte personave që kishin negociuar më parë. Gjithashtu ky shtetas ishte i ngarkuar për të mbledhur para nga kontrabandistët vendas dhe konsumatorët.

Ndërsa në Itali, në orët e para të mëngjesit të sotëm u bë ekzekutimi i 11 urdhër-arresteve për shtetas rezident në Itali, ndërsa për një tjetër është bërë shpallja në kërkim pasi nuk është gjetur në banesë.

Vijon puna e përbashkët për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij grupi të strukturuar kriminal dhe për kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Edhe në këtë operacion ndërkombëtar të radhës, Policia e Shtetit tregoi profesionalizëm, besueshmëri dhe vendosmëri për të luftuar me forcën e ligjit, në bashkëpunim me partnerët, krimin e organizuar dhe terrorizimin.

të fundit

Bardhi i shkruan Peleshit: Raporti i KE-së dëshmon krizën parlamentare dhe mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka drejtuar një letër zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi,…

37 seconds ago

Nën dyshimin për trafikim njerëzish, ndalohet Áron Orban, vëllai i ish-kryeministrit hungarez

Vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban, Áron Orban, është ndaluar nga autoritetet hungareze, nën dyshimin për përfshirje në trafikimin e…

4 minutes ago

Asllani dhe Gruda përzgjidhen në formacionin e javës në Bundesligë

Futbollistët shqiptarë, sulmuesi Fisnik Asllani dhe mesfushori Brajan Gruda kanë zënë vend në ekipin më të mirë të javës së…

10 minutes ago

Student protests / European Democrats: Instead of listening to them, Rama’s government responds with repression and police violence!

Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës…

11 minutes ago

Arsim Bajrami proposes legal and institutional action on the case of former KLA leaders

Akademiku Arsim Bajrami ka propozuar themelimin urgjent të një komisioni shtetëror të ekspertëve juridikë, i cili do të analizonte aktgjykimin…

12 minutes ago

Dy Lamborghini Revuelto ekskluzive për Arabinë Saudite, me frymëzim nga shkretëtira arabe

Lamborghini ka prezantuar dy ekzemplarë unikë të modelit Revuelto, të krijuar posaçërisht për klientë në Arabinë Saudite. Të frymëzuara nga…

12 minutes ago