Ditën e sotme policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe kokainë të ardhur nga Karaibet, dhe në pranga ka vënë 6 shqiptarë.
Policia greke ka zbardhur aktivitetin e organizatës ndërkombëtare të trafikut të kokainës, anëtarët e së cilës u arrestuan mëngjesin e së shtunës në vendin e quajtur Astakos ne Mesologji të Greqisë.
Sipas burimeve policore greke, bossi i organizatës është 41 vjeçari, Aleksandër Pemaj, një emër i njohur në botën e krimit shqiptar në Greqi.
Sipas policisë, Pemaj ka qenë edhe herë të tjera në burg, madje ai është dënuar disa herë nga drejtësia për vepra penale tepër të rënda.
Ai ka qenë anëtar i bandës së Marian Kolajt, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar.
Drejtori i policisë së Atikës, deklaroi se hetimet lidhur me këtë organizatë ishin nisur prej të paktën 6 muajsh, mbas informacioneve të marra nga autoritetet amerikane, se një sasi e madhe droge do të nisej nga Republika Domenikane me destinacion Greqinë, dhe në vazhdim do të shpërndahej në Shqipëri dhe Spanjë.
Pasi u bë i mundur identifikimi i të dyshuarve, policia greke, në bashkëpunim më policinë spanjolle, atë shqiptare dhe autoritetet doganore greke, i vunë ata nën survejim 24 orë në 24, shkruan TCH.
Përveç 8 të arrestuarve, janë identifikuar edhe disa shtetas shqiptare dhe arabe, të cilët aktualisht edhe pse janë identifikuar, ende nuk janë arrestuar.
Prej hetimeve rezultoi se pagesa për drogën është distancuar prej një shtetasi arab, i cili konsiderohet së është një prej krerëve të organizatës, ndërsa pagesa është kryer nëpërmjet bankës nga një shtetas shqiptar me banim në Shqipëri, i cili edhe ka garantuar këstet e pagesave, por edhe justifikimin e tyre në bankë, si pagesë për mallra tregtie që subjekti i tij tregtar, importonte nga jashtë.
Policia greke thotë se anëtarët e organizatës merrnin masa që të mos përgjoheshin, por metodat e përdorura prej agjensive ligjzbatuese ishin tepër efektive.
Gjatë fazës finale, autoritetet pritën që ngarkesa të sistemohej në banesën në të cilën edhe u gjet prej policëve, ndërsa menjëherë janë arrestuar të gjithë anëtarët e saj që ndodheshin në Greqi, në aksione blic në disa lagje të Athinës.
Të gjithë të arrestuarit ishin të skeduar prej policisë, edhe për ngjarje të tjera kriminale, madje të gjithë kishin kryer dënime në burgjet greke.
Në cilësinë e provës materiale prej 1181 kg kokainë e pastër, vlera e së cilës llogaritet në mbi 50.000.000 euro, u sekuestruan edhe shuma kesh prej 231.000 euro,3 pistoleta,1 kallashnikov,5 autovetura dhe 19 celularë.
Kreu i policisë greke, tha se hetimet do të vazhdojnë, ndërsa priten edhe arrestime të tjera në Greqi, Shqipëri dhe Spanjë.
Emrat e te arrestuarve shqiptare nga aksioni për sekuestrimin e 1181 kg kokaine janë.
SANDËR PEMA
ARBËR PËRDEDA
ERGON TUSI
ERLIN ZOTAJ
LEK DODA
MAKSIM PREÇI. /albeu.com/
Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…
Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…
FBI ka publikuar foto të të dyshuarit për vrasjen me armë zjarri të aktivistit konservator, Charlie Kirk, duke kërkuar ndihmë…
Dy nënshkrime të mëdha në orët e fundit të tregut të transferimeve të Juventusit: Edon Zhegrova dhe Lois Openda. Të…
Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim,…
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas largimit nga posti aktual dhe zëvendësimin e tij në këtë detyrë për…