Categories: Uncategorized

Tmerr në Librazhd, gruan shtatzënë e rrahin dhe i presin flokët: Ishin dy burra

Njjë ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Marinaj të Librazhdit, ku një grua shtatzënë është dhunuar dhe i janë prerë flokët.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 22.30 të mbrëmjes së të enjtes, teksa gruaja ishte shtrirë për të fjetur bashkë me dy fëmijët e saj të mitur.

Të lidhura

None found

Jetmira Gega tregoi gjatë marrjes në pyetje se në mbrëmje dëgjoi thyerjen e xhamit të kuzhinës.

“Kyça fëmijët në dhomë dhe dola të shihja çfarë kishte ndodhur. Në kuzhinë u përballa me dy burra me maska, ku njëri ishte fshehur pas sobës dhe tjetri ishte në këmbë. Tentova të largohesha por njëri më kapi nga dora dhe tjetri më preu flokët me gërshërë”, tregoi gruaja.

Ajo thotë gjithashtu se autorët i kanë thënë se “Kemi ardhur për një çështje borxhi…”

Jetmira Gega kujton se njëri prej tyre e çau me xham në faqe dhe se më tej nuk mban mend asgjë, pasi humbi ndjenjat.

Gruaja shtatzënë thotë se kur u përmend kërkoi ndihmë tek xhaxahi i burrit, ndërsa i shoqi nuk ndodhej në shtëpi, pasi ishte në punë.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive grabitje, teksa vjehrri i së resë thotë se dyshon tek një person me të cilin, disa vite më parë kishte debatuar për shitjen e një mushke.

“Kam shitur një mushkë me lekë, por blerësi ma ktheu, e mori prapë dhe ma ktheu prapë. Mbase gabohem, por aty dyshoj”, ka thënë Ferit Gega për mediat, ndërsa pretendimet e tij i ka dhënë edhe në polici. Ndërkohë gruaja e dhunuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

të fundit

Siljanovska-Davkova në Parlamentin Evropian: Përparimi drejt BE-së kërkon vullnet politik të përbashkët dhe veprime konkrete

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u takua me eurodeputetët Dan Barna (Renew, Rumani), Tijs Reuten (SD, Holandë), Matej Tonin (PPE, Slloveni) dhe…

2 minutes ago

Kusari-Lila dhe kreu i EULEX-it bisedojnë për stabilitetin, ligjin dhe ekonominë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim shefin e Misionit të EULEX-it, Antero Lopes,…

6 minutes ago

Raporti i Progresit vlerëson punën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë të ditur se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 vlerëson…

6 minutes ago

Gashi: Kosova përparoi në disa reforma edhe gjatë bllokadës institucionale

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Liza Gashi, ka thënë se, pavarësisht bllokadës institucionale, Kosova ka shënuar progres në disa…

6 minutes ago

Goxhaj akuzon opozitën për përçarje të protestuesve: Ende pa organizim konkret për tubimin kombëtar të së shtunës

Aktivisti Dritan Goxhaj ka lëshuar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të krijojë përçarje…

8 minutes ago

Shqiptarët ndërtuan Greqinë, por sot u mohohet pensioni”: A do të ndryshojë qeveria rregullat ekzistuese?

Në qendër të debatit mediatik është rikthyer çështja e të drejtave të pensionit për emigrantët që kanë punuar për dekada…

15 minutes ago