Kryeministri Hristijan Mickoski pret që Komisioni Evropian të vlerësojë progresin e Maqedonisë në zbatimin e detyrimeve të Agjendës reformuese dhe t’i vërë plotësisht në dispozicion vendit 75 milionë euro përmes Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Ai bëri të ditur gjithashtu se së shpejti qytetarët e Maqedonisë pritet të përdorin shërbimet e telekomunikacionit në vendet e Bashkimit Evropian pa paguar tarifa shtesë roaming.
None found
Duke mbërritur sot në Bruksel për Samitin BE–Ballkani Perëndimor, Mickoski tha se Qeveria ka përmbushur detyrimet që lidhen me Agjendën reformuese. Sipas tij, çështjet dypalëshe nuk përfshihen në këto detyrime.
Për çështjen e bullgarëve, kryeministri u shpreh se qëndrimi nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë gjatë kohës që ai drejton Qeverinë.
Mickoski ritheksoi se Qeveria është e gatshme të bisedojë me BE-në për afrimin e qëndrimeve lidhur me ndryshimet kushtetuese, por këmbënguli se fillimisht duhet të arrihet marrëveshje për Planin e aksionit për pakicat.
Ai nënvizoi se Plani i aksionit do të mbetet çështje për t’u zgjidhur edhe në rast se miratohen ndryshimet kushtetuese, skenar që, sipas tij, nuk do të ndodhë.
“Jemi të gatshëm të zhvillojmë bisedime. Së pari duhet të diskutojmë Planin e aksionit. Këtë e kam thënë vazhdimisht dhe po e përsëris edhe sot. Edhe sikur nesër të vendosnim të ndryshonim Kushtetutën, gjë që nuk do të ndodhë, hipotetikisht do të përballeshim sërish me një pengesë: Planin e aksionit për pakicat”, deklaroi Mickoski.
Kryeministri tha se Qeveria ka paraqitur tashmë një propozim për këtë çështje dhe se, sipas tij, marrëveshja për Planin e aksionit duhet të arrihet para çdo diskutimi tjetër.
“Është e rëndësishme që fillimisht të flasim për Planin e aksionit për pakicat dhe të gjejmë dakordësi. Njëzet e gjashtë shtete anëtare nuk janë kundër; kundërshtim ka vetëm nga njëri prej tyre. Pas kësaj mund të shqyrtojmë nëse ka hapësirë për të diskutuar çështje të tjera”, tha kryeministri.
Autoritetet lokale në Strugë do tua urojnë vitin e ri qytetarëve me fatura uji më të larta deri në 12%.…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ligën e Kampionëve të Azisë 2, ku gjyqtari kryesor u zëvendësua në pushimin…
Vincenzo Montella ka zbuluar se asnjëherë nuk ka besuar se Milani mund ta transferonte Cristiano Ronaldon, duke i cilësuar zërat…
Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka denoncuar sërish pengimin e takimit me kryebashkiakun e Tiranës, i cili ndodhet në…
Kostot në ndërtimtari të objekteve të reja për banim individual në tremujorin e tretë të vitit 2026 krahasuar me tremujorin…
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të rëndë në Egjipt,…