Categories: Uncategorized

Thirrja e Bashës: Të sigurohet ushqim për familjet dhe internet pa pagesë

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve pas rezultateve se një mjek në Spitalin e Durrësit ishte me koronavirus.

Në një shkrim të publikuar në Facebook, Basha thotë se njerëzit duhet të ndjekin këshillat dhe të bashkëpunojnë me punonjësit e sistemit shëndetësor. Shkrimin e shoqëroi me fotografitë e stafit mjekësor që qëndron pranë personave të infektuar

Të lidhura

None found

‘Nisur nga rasti i fundit, ku fatkeqësisht, edhe një mjek i spitalit të Durrësit rezulton mes të prekurve nga Covid-19, u bëj thirrje qytetarëve të tregohen maksimalisht bashkëpunues me stafet mjekësore. Të tregojnë në mënyrë të detajuar shqetësimin e tyre, historikun e udhëtimeve apo kontaktin që mund të kenë pasur me persona të prekur nga Covid 19.

Në këtë mënyrë do të ndihmoni veten dhe nuk do të rrezikoni shëndetin e mjekëve, të cilët janë mburoja jonë, mburoja e çdo qytetari në këtë situatë. Mos neglizhoni asnjë detaj!’, shkroi Basha.

Ndër të tjera, i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa të menjëhershme për personelin shëndetësor parësor. ‘Ata janë të ekspozuar ndaj personave mbartës potencialë të Covid 19, por që, për shkak të shenjave joshqetësuese, mund ta neglizhojnë këtë fakt e të drejtohen tek qendrat shëndetësore apo spitalet rajonale. Autoritetet duhet të pajisin të gjithë personelin e dedikuar për raste të tilla me veshjet dhe mjetet e posaçme mbrojtëse.

Përhapja e virusit, zgjerimi i vatrave të tij është një rrezik potencial, të cilit i duhet paraprirë’, vijoi kryetari i PD.

Basha tha se thirrje e tij i dedikohet të gjithë qytetarëve duke i dhënë një mesazh të rëndësishëm atyre që duhet të shkojnë në punë.

‘Thirrja ime është për të gjithë qytetarët: E di që shumë prej jush nuk janë mësuar të rrinë mbyllur apo kanë kushte jo të përshtatshme. Shumë të tjerë kanë nevojë të punojnë për të çuar bukën e përditshme në shtëpi, por asgjë nuk vlen më shumë sesa jeta.

Me qëndrimin në shtëpi mbroni veten, familjen, miqtë dhe të afërmit. Nga sakrificat e sotme varet jeta, shëndeti, e sotmja dhe e nesërmja jonë. Mbi të gjitha, duke kontribuar në mospërhapjen e shpejtë të virusit, ne bëjmë pjesën tonë si qytetarë për ruajtjen e sistemit shëndetësor nga kolapsi.

Sa më të pakujdesshëm sot, aq më shumë do të zgjasë kjo situatë, e cila ka pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin dhe në ekonominë e secilit prej nesh.

Kjo është një kohë për kujdes shëndetësor, por edhe për kujdes social për ata më të pamundurit’, shkroi Basha.

Në përfundim, vijoi thirrja për qeverinë që të marrë të gjitha masat për t’u mundësuar familjeve në nevojë dhe në pamundësi gjërat më të domosdoshme për të kaluar këtë krizë dhe për të ruajtur shëndetin duke mundësuar që asnjë familje mos të mbetet pa ushqim dhe mjete higjenike.

Ndërsa kompanive telefonike u bën thirrje që të sigurojnë akses pa pagesë në internet për fëmijët dhe studentët që në javët në vazhdim do të zhvillojnë online procesin mësimor. ‘Ky kontribut për mësimin online të fëmijëve, do të ishte shumë i çmuar dhe i vlerësuar!’, tha Basha.

të fundit

“Janë të shpikura”, Soni Malaj shokohet kur sheh lajmet për të derisa ndodhet në Ferma VIP

Romiri, Soni dhe Vanesa kanë pasur “Avantazhin e Breshkës”, ku kanë kërkuar që të marrin informacione nga jashtë. Kërkesat e…

40 minutes ago

VIDEO/ Banorët “zënë” derën e Bashkisë të revoltuar për projektin TID: Më lehtë takon ndërkombëtarët se Emiriana Sakon, po prishet qyteti me firmë të Ballukut e Ramës

Paraditen e sotme, përfaqësues të familjeve që preken nga projekti TID, janë rikthyer përpara bashkisë së Durrësit, duke kërkuar takim…

1 hour ago

Fero publikon një fotografi të para katër viteve nga qendra e rehabilitimit: Në gjendjen më të keqe të mundshme

Reperi nga Gjilani, Fero, ka ndarë me ndjekësit një postim prekës në InstaStory, ku ka kujtuar një nga periudhat më…

1 hour ago

E ndjek në çdo performancë – Adrola Dushi dhe Capital T tashmë të pandarë

Adrola Dushi ka ndarë në InstaStory një fotografi krah Capital T, duke tërhequr vëmendje të menjëhershme në rrjete sociale. Në…

1 hour ago

Debate dhe të bërtitura në mbledhjen e KLP/ Stojani-kryetares: Je çmendur moj, je çmendur, nuk ka gjë më ordinere se kjo…

Mbledhja e datës 30 prill të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është shoqëruar me debate të ashpra mes anëtarëve. Protagonistë…

2 hours ago

Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestën e dytë: “Nëse menduat se u ndalëm, gabuat”

“Nëse menduat se e ndalëm, gabuat! Të parën e shpërfillët, e dyta po vjen!” Kjo është porosia që studentët shqiptarë…

2 hours ago