Categories: Uncategorized

Thaçi dekoron Trumpin, e fton ta vizitojë Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë urdhrin më të lartë shtetëror – Urdhrin e Lirisë – për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Po ashtu, presidenti Thaçi ka ftuar presidentin Trump që ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Të lidhura

None found

Tutje thuhet se në letrën drejtuar presidentit Trump, Thaçi ka deklaruar se marrëveshja për normalizimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk do të ishte e mundur pa udhëheqjen e fuqishme të tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi gjithashtu ka dekoruar këshilltarin për siguri kombëtare, Robert O’Brien dhe të dërguarin special për dialogun, Richard Grenellin.

“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për kontributin tuaj personal në arritjen e marrëveshjes për normalizimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje është përparim i rëndësisë së jashtëzakonshme për përmbylljen e konfliktit shekullor mes popujve tanë. Pas dekadash bllokade dhe stagnimi në negociata, falë udhëheqjes tuaj të guximshme e arritëm këtë marrëveshje historike”, thuhet në letrën e Thaçit drejtuar presidentit amerikan.

Ai shton se populli i Kosovës mbetet përjetësisht mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës – “shpëtimtares sonë që në ditët tona më të errëta na qëndroi pranë dhe vazhdon edhe sot”.

Thaçi ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes së qëndrueshme dhe prosperitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

“Kemi punuar shumë në këto vite dhe jemi të përgatitur të japim kontributin tonë për paqe dhe siguri në botë. Po ashtu, jemi të palëkundur në përkushtimin tonë për arritjen e një marrëveshjeje që zgjidhë të gjitha çështjet e hapura dhe sjell njohjen e ndërsjellët në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e Thaçit. “Është më e qartë se kurrë, që kjo mund të arrihet vetëm nën udhëheqjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Roli juaj në këtë proces është jetik. Kosova është me të vërtetë e bekuar që gëzon mbështetjen tuaj të palëkundshme për përmbushjen e aspiratave të saj”.

“Z. President, kam privilegjin, si President i Republikës së Kosovës, që në shenjë mirënjohjeje për kontributin tuaj personal për lirinë e Kosovës, në arritjen e paqes, pajtimit dhe prosperitetit ekonomik, të ndaj për ju Urdhrin e Lirisë”, thuhet në letrën e Thaçit.

Presidenti i Kosovës shton se marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë nuk do të kishte qenë e mundur pa energjinë, synimin e qartë, dhe angazhimin direkt, të palëkundur dhe besnik të këshilltarit tuaj për siguri kombëtare, Robert O’Brien dhe të dërguarit tuaj special, ambasadorit Richard Grenell.

“Në shenjë mirënjohjeje për përpjekjet e tyre, po ashtu kam ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave për O’Brien dhe Grenell, për meritat e tyre të veçanta në arritjen e marrëveshjes historike mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Washington”, thotë Thaçi. “Në emër të popullit të Kosovës, kam kënaqësinë t’ju ftoj që ta vizitoni Kosovën dhe të bindeni për progresin që ju e keni bërë të mundur. Do të ishte nder i madh t’ju mirëpres dhe t’ju prezantoj popullin më pro-amerikan në botë”.

të fundit

Hoti: Reforma e mirëqenies sociale eliminon kriterin pesëvjeçar të moshës

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka pritur në takim deputetin e rizgjedhur…

8 minutes ago

Simon Simoni largohet nga Eintracht Frankfurti, prezantohet te Luzerni

Simon SimoniSimon Simoni është futbollisti më i ri i Luzernit [...]Read More...

13 minutes ago

Akuzohet për tentativën e rrëmbimit të dy të miturave në SHBA, shqiptari tërhiqet nga marrëveshja e fajësisë dhe u tregon gishtin familjarëve në sallën e gjyqit

Endi Balla, banues në Shelby Township të Miçiganit, ka refuzuar në momentin e fundit të deklarohet fajtor për akuzat që…

13 minutes ago

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar kur ajo ishte vetëm 19-vjeç

Sharon Stone ka folur për një lidhje që nisi kur ajo ishte vetëm 19 vjeçe ndërkohë partneri i saj në…

13 minutes ago

Argjentina dhe Spanja mund të përballen sërish për trofe pas vetëm katër muajsh

Vetëm pak ditë pas finales së Kupës së Botës 2026, ku Spanja mposhti Argjentinën me rezultat 1:0 pas vazhdimeve, dy…

25 minutes ago

Financial Times: Trump Preparing New Tariffs on Around 60 Countries

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të ecë përpara me një paketë të re tarifash doganore ndaj rreth…

28 minutes ago