Një qytetar nga pjesa Veriore e Kosovës ka kërcënuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme. Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të ditur se ai është arrestuar sot nga Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës.
Kujtim Boletini përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, kishte postuar një fotografi ku shihen dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaci se “gjumin gjumë s’do ta lë ta bëjë”.
None found
“Sot i zhdrypa prej tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja le te dinë Hashim Broja a kushdo qoft ai se ende jemi gjallë pjesa e Veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin, gjumë stala me bo”, ka shkruar Boletini. Këtë postim, i dyshuari më pas e ka fshirë.
Insajderi po ashtu kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast mirëpo ende nuk ka marr një përgjigje.
Ndërkohë që në seancën e mbajtur gjatë ditës së djeshme, kryeministri në largim, Albin Kurti, tha se presidenti, Thaçi ka bërë një marrëveshje sekrete me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndarjen e Kosovës.
Për këtë deklaratë të Kurtit, ka deklaruar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ka deklaruar se nuk ka një marrëveshje sekrete të tillë.
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…