Categories: Uncategorized

Tërmeti në “sytë” e BE, si do të sigurohen paratë nga qeveria

Tërmeti i 26 nëntorit është ngjarja që ka marrë vëmendjen në përmbledhjen që publikon Bashkimi Europian mbi vendet anëtare dhe zhvillimet e tyre më domethënëse.TERMETI-720×415

Në raportin periodik të tremujorit të fundit të vitit 2019 BE nënvizon se tërmeti shkaktoi humbje në jetë njerëzish, la të shkatërruara banesa dhe infrastrukturën.

Të lidhura

None found

“Me Bankën Botërore dhe Kombet e Bashkuara, Bashkimin Europian nisi një vlerësim të nevojave të situatës emergjente për të vlerësuar kostot e rindërtimit. Bashkë me ndihmën e parë emergjente Bashkimi Evropian alokoi një shumë prej 15 milionë eurosh për rindërtimin. Qeveria ka rishikuar buxhetin dhe do të vendosë një fond 150 milionë euro në dispozicion si dhe do të kërkojë mbështetjen e donatorëve në një konferencë që pritet të mbahet në 17 shkurt në Bruksel” thuhet në raport.

Sa i takon sektorit real dokumenti vlerëson se rritja ekonomike arriti pikun e saj në tremujorin e tretë me 3.8 për qind pasi regjistroi ngadalësim në gjysmën e parë të vitit. Rritja e formimit të bruto të kapitalit fiks u rrit në raport me tremujorin paraardhës por në terma vjetorë vazhdoi të tkurret me 1.9 për qind në tre mujorin e tretë më së shumti për shkak të mbylljes së punimeve në gazsjellësin TAP një projekt jashtëzakonisht i madh.

Lidhur me zhvillimet monetare raporti vlerëson se tendenca e mbivlerësimit të lekut ka vazhduar të ngadalësohet në tremujorin e fundit. Në 2019 leku fitoi vetëm 1.3 për qind në raport me euron nëse krahasimin e bëjmë me vitin 2018 kur ai u forcua në nivelin 7.2 për qind në vlerë në raport me euron.

Në sektorin financiar raporti vlerëson se pati një rritje të kreditimit në sektorin privat duke përshpejtuar ritmin nga 6.8 për qind në 8 për qind në tremujorin e tretë. Në veçanti rritja e kredisë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ishte me 15.5 për qind ndërsa kreditimi i ndërmarrjeve të mëdha u ngadalësua në 1.7 për qind.

Në zhvillimet fiskale nënvizohet se të ardhurat në buxhet në janar-nëntor 2019 u rritën me 3.2 për qind në tema vjetorë por në raport me planin ishin 3.3 për qind më pak. Shpenzimet nga ana tjetër ecën në mënyrë të qëndrueshme por sërish mund të mos mbajnë ritmin për shkak të planit ambicioz buxhetor. Në tërësi zbatimi i buxhetit është përmirësuar lehtë në raport me 2018 por pritshmëritë për të ardhurat dhe shpenzimet kapitale që ishin minus 3.3 për qind dhe 21.8 për qind në raport me planin me shumë gjasa nuk do realizohen sipas parashikimit./Monitor/

të fundit

Kuvendi i Kosovës nderon kujtimin e Eliot Engel, Kurti: Ishte zëri i vendit në ditë të vështira, i qëndroi besnik angazhimit për kombin tonë

Në Kuvendin e Kosova është mbajtur një seancë përkujtimore në nder të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë…

25 minutes ago

Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë për finalen e Kupës së Botës

Startimi i Kupës së Botës, është shumë afër dhe tashmë janë bërë të ditura çmimet marramendëse për biletat për finalen.…

56 minutes ago

Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar në Kurbin, i riu dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës (EMRI)

Një 35-vjeçar nga Kurbini, është paraqitur për mjekim në Spitali i Traumës, pasi ka mbetur i plagosur me armë zjarri.…

1 hour ago

Aksident me vdekje në Tiranë (EMRI)

Një aksident me vdekje është regjistruar në Kombinat, ndërron jetë 61-vjeçari. Fatkeqësisht 61-vjeçari, Ylmi Dedja, ka humbur jetën. Mësohet se…

1 hour ago

Aksion kundër trafikut të armëve, momenti kur i dyshuari rrethohet dhe i vihen prangat (VIDEO)

Ditën e sotme, një tjetër rast i trafikut të dyshuar të armëve është goditur në kryeqytet. Burime zyrtare të Policisë…

1 hour ago

Denoncimi i PD: E-albania s’ punon, janë shpenzuar para për sisteme që nuk funksionojnë, nuk është rastësi që SPAK sekuestroi 40 mln euro në kuadër të hetimeve të AKSHI-t

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për…

2 hours ago