Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka shprehur qëndrimin e tij në favor të Manchester Cityt, duke theksuar se titujt e fituar në fushën e lojës nuk duhet t’i konfiskohen klubit anglez, pavarësisht akuzave për shkelje të rregullave financiare të Ligës Premier.
Manchester City rrezikon masa të ashpra, deri te përjashtimi nga elita e futbollit anglez, pasi një komision i pavarur e ka shpallur përgjegjës për më shumë se 100 shkelje të dyshuara gjatë viteve 2009–2018.
None found
Gjatë kësaj periudhe, klubi mund të humbasë edhe disa nga trofetë e fituar. Megjithatë, Manchester City e ka apeluar vendimin dhe vazhdon të mohojë se ka shkelur rregullat.
Përpara ndeshjes së PSG-së me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve, Enrique foli hapur në mbështetje të skuadrës angleze. Trajneri spanjoll ka një marrëdhënie të afërt me Pep Guardiolën, me të cilin ka qenë bashkëlojtar te Barcelona.
“Mendoj se ajo që kanë arritur në fushë gjatë viteve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme. Për këtë arsye, besoj se e meritojnë të gjithë trofetë që kanë fituar në fushë”.
“Trofetë e fituar në fushë duhet të mbeten aty dhe ata meritojnë t’i kenë. Shpresoj që ta shmangin atë sanksion. Ky është mendimi im”, deklaroi në fund trajneri i PSG-së.
Ndërkohë, Pep Guardiola pritet të rikthehet në “Etihad Stadium” për ndeshjen e së mërkurës kundër PSG-së, një përballje me rëndësi për të dyja ekipet në Ligën e Kampionëve.
Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…
Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…
Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…
Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…
Ilir Daja Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Ilir Alliu, pjesë e zakonshme e panelit të emisionit “Mega Sport” në A2 CNN,…
Granit XhakaNë prag të ndeshjes Torreense – Sunderland, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, UEFA, si institucioni…