Ndryshimet e propozuara në ligjin për privatizimin e tokave shtetërore nën objekte nuk vendosin një afat të ri të përgjithshëm për aplikime. Megjithatë, personat fizikë që ende nuk kanë paraqitur kërkesë pranë Drejtorisë për Çështje Juridiko-Pronësore do të kenë një mundësi shtesë: brenda një viti nga hyrja në fuqi e ligjit mund të dorëzojnë dokumentin për kalimin nga e drejta e shfrytëzimit në të drejtën e pronësisë, bëri të ditur Ministria e Financave.
Afati i mëparshëm për paraqitjen e kërkesave përfundoi më 31 dhjetor 2021.
None found
Ministria e Financave njoftoi se, që nga nisja e zbatimit të ligjit për privatizimin dhe blerjen e tokës ndërtimore shtetërore e deri në afatin e fundit, 31.12.2021, në njësitë rajonale të Drejtorisë për Çështje Juridiko-Pronësore janë regjistruar gjithsej 332,430 kërkesa. Më së shumti aplikime janë dorëzuar në njësitë e Manastirit, Prilepit, Kumanovës dhe Shtipit, si dhe në komunat e Shkupit, përkatësisht në Gazi Babë, Karposh, Kisella Vodë dhe Çair. Vetëm në këto komuna të Shkupit janë paraqitur 75 mijë kërkesa.
Prej 332 mijë kërkesave të paraqitura, 58,500 ende nuk janë zgjidhur. Ndryshimet e propozuara ligjore synojnë që shqyrtimi i tyre të vijojë me ritëm më të shpejtë.
Tarifat për blerjen e tokës nga shteti nuk ndryshojnë. Çmimi i përcaktuar ishte 61 denarë për m2 për tokën që ndodhet nën objekt. Kështu, për një sipërfaqe prej 100m2, kostoja është vetëm 100euro. Për tokat me destinim komercial, tregtar apo afarist, tarifa është 438 denarë për m2.
Pronarët e objekteve të ndërtuara me dokumentacion të rregullt, ose të legalizuara, mund t’i drejtohen komunës përkatëse për blerjen e tokës, sipas ligjit për tokat ndërtimore. Kjo procedurë është e ndryshme nga privatizimi dhe nuk zbatohet tarifa prej 1euro për m2.
Liverpooli ka marrë një fitore të rëndësishme 3-1 në udhëtim ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e javës së 10-të të…
Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret…
Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…
Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…
Shpërthimi i skandalit të rëndë mjedisor në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan ka sjellë lëvizje në piramidën drejtuese të kompanisë…
Një prej kroçerave më të pazakonta në botë pritet të nisë udhëtimin më 9 nëntor nga PortMiami, në Florida të…