Dita e parë e vitit 2020 pritet të jetë me mot me diell në të gjithë territorin.
Temperaturat priten të jenë të ulëta për shkak të erës, e cila nesër pritet të fryjë intensive me shpejtësi mesatare 3-10m/s me drejtim nga kuadrati i veriut.
None found
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak pritet që të ketë një rritje të temperaturave në krahasim me ditën e djeshme.
Parashikimi sipas SHMU:
Ditët me diell do të vijojnë dhe po kështu dita e parë e vitit te ri do të jetë me mot me diell në të gjithë territorin. Temperaturat e mëngjesit do të vijojnë të jenë të ftohta edhe pse pritet një rritje e tyre prej 1-3ºC për ditën e sotme.
Për shkak të temperaturave negative duhet patur kujdes nga ngricat e forta kryesisht në zonat malore dhe ato kodrinore.
Temperaturat pritet të ndihen të ulëta edhe për shkak të erës e cila nesër pritet të fryjë intensive me shpejtësi mesatare 3-10m/s me drejtim nga kuadrati i veriut. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi deri në 20-25m/s.
Për datën 02.01.2019 moti do të vijoj të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.
Por për këtë ditë pritet përsëri një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat minimale duke prekur në zonat malore vlerat prej -8ºC në zonat malore, -5ºC në zonat e ulëta dhe 0ºC në ato bregdetare. Sa i përket vlerave të mesditës ato si këto ditë nuk do të kalojnë vlerat prej 12-13ºC në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë përplasjen që pati me deputeten e PS-së, Elisa Spiropali, në mbledhjen…
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, deputeti Edi Paloka, komentoi sot jo vetëm zhvillimet politike në kampin e mazhorancës,…
Përdorimi i një shprehjeje me ngarkesë përçmuese ndaj komunitetit egjiptian nga moderatorja e emisionit “Ferma VIP”, Arbana Osmani, në televizionin…
Rusia refuzoi një armëpushim të përkohshëm me Ukrainën gjatë festës së Pashkëve, duke deklaruar se nuk ka marrë një propozim…
SPAK ka kërkuar rikthimin në burg të Jorgo Goros, pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme konfirmoi dënimin me 2 vite…
Pak orë para përballjes finale mes Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Turqisë, një gjest i veçantë nga një lokal…