Pasi theri të shoqen për vdekje në banjo, Lulzim Cuku ka marrë në telefon kunatën e tij për ta njoftuar mbi ngjarjen. Në dosjen e prokurorisë, është zbardhur e plotë telefonata e bërë nga 45 vjeçari, pasi vrau në banesën e tij të shoqen 33 vjeçare.
“Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë,”- mësohet të ketë thënë Cuku, sipas dosjes së zbardhur nga prokuroria.
None found
Vetë Lulzim Cuku në seancën gjyqësore ditën e djeshme, u shpreh se e vrau të shoqen për shkak të xhelozisë. Por ndryshe kanë pretenduar familjarët e viktimës, të cilët kanë deklaruar se sherrin mes 45 vjeçarit dhe të viktimës, e kishte nxitur vëllai i Lulzim Cukut, pasi ai i thoshte të largoheshin në Greqi familjarisht, në mënyrë që banesa në Durrës t’i mbetej atij.
“Në datën 1 Shkurt, rreth orës 17.00, 45-vjeçari ka qenë në banesë së bashku me bashkëshorten, viktimën shtetasen Manjola Cuku dhe të tre fëmijët. Rreth orës 21.00, kanë qenë tek dhoma e fëmijëve të dy dhe aty kanë filluar debatet midis tyre. Lulzim Cuku ka fyer dhe ofenduar Manjolën.
Pasi fëmijët i ka zënë gjumi kanë filluar përsëri duke debatuar. Në debat e sipër, Lulzimi ka shkuar tek kuzhina ku aty ka marrë një thikë buke dhe pasi ka shkuar në dhomën ku ndodhej Manjola, e ka kapur nga krahu dhe e ka futur në banjë. Aty kanë debatuar dhe në këtë moment ai e ka qëlluar me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Ajo është rrëzuar në dysheme.
Pas kësaj, Lulzim Cuku, ka dalë nga banja dhe e ka mbyllur atë me çelës, të cilin e ka lënë tek dera dhe është larguar me automjetin e tij. Gjatë rrugës, ka marrë në telefon kunatën e tij, të cilës i ka thënë se: ”….Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë….” Kjo shtetase ka njoftuar policinë e Tiranës pasi ndodhej e shtruar në spitalin e Tiranës dhe më pas ka shkuar në Durrës ku është njoftuar policia e Durrësit për ngjarjen e ndodhur.
Nga ana e Policisë është shkuar në vendngjarje ku kanë gjetur tre fëmijët e tyre tek trupi i së ëmës, e cila ishte lëvizur nga ana e vajzës së saj F. deri tek dera e banjës. Por, shtetasja Manjola Cuku, në këtë moment të ardhjes së policisë, ka qenë pa jetë,”- thuhet më tej në dosjen e prokurorisë./SHQIP
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Rolando Maran ka rrëfyer përvojën e tij të parë në drejtimin e një Kombëtareje, duke folur për…
Projektligji i ri për donacionet dhe sponsorizimet ka marrë miratimin nen për nen dhe në tërësi në Komisionin për Edukimin,…
Fundori amerikan, Kyan Anderson është rikthyer në basketbollin kosovar, por këtë herë do ta bartë fanellën e skuadrës së Pejës.…
Piktura e famshme e Vincent van Gogh-ut, e titulluar “Pemët e gështenjës në lulëzim”, është shitur për 190.4 milionë dollarë…
Në përputhje me Vendimin për vaksinimin urgjent të deleve dhe dhive kundër lisë së deleve dhe dhive, i cili u…
Autostradat në Maqedoninë e Veriut mund të kalojnë në një sistem të ri elektronik të pagesës së tarifave rrugore, pa…