Pasi theri të shoqen për vdekje në banjo, Lulzim Cuku ka marrë në telefon kunatën e tij për ta njoftuar mbi ngjarjen. Në dosjen e prokurorisë, është zbardhur e plotë telefonata e bërë nga 45 vjeçari, pasi vrau në banesën e tij të shoqen 33 vjeçare.
“Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë,”- mësohet të ketë thënë Cuku, sipas dosjes së zbardhur nga prokuroria.
Vetë Lulzim Cuku në seancën gjyqësore ditën e djeshme, u shpreh se e vrau të shoqen për shkak të xhelozisë. Por ndryshe kanë pretenduar familjarët e viktimës, të cilët kanë deklaruar se sherrin mes 45 vjeçarit dhe të viktimës, e kishte nxitur vëllai i Lulzim Cukut, pasi ai i thoshte të largoheshin në Greqi familjarisht, në mënyrë që banesa në Durrës t’i mbetej atij.
“Në datën 1 Shkurt, rreth orës 17.00, 45-vjeçari ka qenë në banesë së bashku me bashkëshorten, viktimën shtetasen Manjola Cuku dhe të tre fëmijët. Rreth orës 21.00, kanë qenë tek dhoma e fëmijëve të dy dhe aty kanë filluar debatet midis tyre. Lulzim Cuku ka fyer dhe ofenduar Manjolën.
Pasi fëmijët i ka zënë gjumi kanë filluar përsëri duke debatuar. Në debat e sipër, Lulzimi ka shkuar tek kuzhina ku aty ka marrë një thikë buke dhe pasi ka shkuar në dhomën ku ndodhej Manjola, e ka kapur nga krahu dhe e ka futur në banjë. Aty kanë debatuar dhe në këtë moment ai e ka qëlluar me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Ajo është rrëzuar në dysheme.
Pas kësaj, Lulzim Cuku, ka dalë nga banja dhe e ka mbyllur atë me çelës, të cilin e ka lënë tek dera dhe është larguar me automjetin e tij. Gjatë rrugës, ka marrë në telefon kunatën e tij, të cilës i ka thënë se: ”….Manjolën e mbyta, njofto policinë dhe shiko kalamajtë….” Kjo shtetase ka njoftuar policinë e Tiranës pasi ndodhej e shtruar në spitalin e Tiranës dhe më pas ka shkuar në Durrës ku është njoftuar policia e Durrësit për ngjarjen e ndodhur.
Nga ana e Policisë është shkuar në vendngjarje ku kanë gjetur tre fëmijët e tyre tek trupi i së ëmës, e cila ishte lëvizur nga ana e vajzës së saj F. deri tek dera e banjës. Por, shtetasja Manjola Cuku, në këtë moment të ardhjes së policisë, ka qenë pa jetë,”- thuhet më tej në dosjen e prokurorisë./SHQIP
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…