Për policët çastet kur zbulohen sende të ndaluara dhe të paligjshme janë momente të lumtura. Por ka nga ato aksione që rezultojnë të trishta.
I tillë është një nga rezultatet e një pike kontrolli në kryeqytet, kur sapo policët i kanë ngritur tabelën një automjeti, gjatë kontrollit ata panë shtatë pistoleta në bagazh.
None found
Sipas një raport shërbimi që gazeta Si e disponon patrulla që po kontrollonte automjetin tip mercedez ka kërkuar menjëherë në radio përforcime.
Por me gjithë këtë raportim pas këqyrjeve të mjetit nën pronësi të shtetasit B. C përshkrimi e më pas përfundimi i tyre në lodra rrezikon të kthehet në një barsoletë policësh. Efektivët shkruajnë në raport shërbimi “u shkua në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja e pistoletave në fjalë ato ngjanin me ato të imitimit të zhurmave si ato që përdoren te lodrat ambulante për të gjuajtur me zara”. Por policët kanë qenë stoikë dhe përshkruajnë municionet e lodrave për fëmijë “gjithashtu në makinë u gjetën disa krehëra, njëri ndër të cilët me ngjyrë blu dhe me disa zara plastikë brenda. Të gjithë krehrat ngjajnë si ai që mban zara”.
Sidoqoftë edhe pse nga rrëfimi i të dyshuarit është kuptuar se ai zotëron një biznes për fëmijë prej vitesh, policia ka vazhduar detyrën për t’u bindur me prova se nuk ishin para ca lodrave për fëmijë.
Fillimisht rezulton që i dyshuari të jetë shoqëruar në komisariat si i dyshuar ku dhe është marrë në pyetje. B. C sipas një burimi të gazetës Si ka konfirmuar përfshirjen në biznesin e argëtimit të fëmijëve dhe se për momentin këtë aktivitet për shkak të plazhit e ka zhvendosur në plazhin e Shëngjinit.
“Janë pistoleta lodër, dhe punojnë me presion ajri, i kam në bagazh pasi duhet t’i rregulloj, punojnë me gogla plastike – mësohet të ketë thënë i dyshuari që u kap shëtitje në kryeqytet me lodra fëmijësh. Por për shkak se policia nuk bazohet vetëm në fjalë dhe në çfarë konstatojnë policët me sy, situata është bërë akoma më serioze.
Për t’u bindur se këto shtatë pistoleta janë vërtet lodra dhe madje plastike ashtu siç policët i konstatuan, të shtata lodrat janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës. Do të jenë ekspertët balistikë që pasi t’i këqyrin do duhet të shkruajnë çfarë panë policët me sy, dhe çfarë thotë shkenca me vepra. Sidoqoftë, derisa ekspertët të flasin, policët ju besojnë syve të tyre ndaj dhe B. C sipas burimeve e lanë të lirë menjëherë sapo i morën deklaratën./ Gazeta Si
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, u ndal te çështjet e drejtësisë që lidhen me Belinda…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër Ervin Demon, pas caktimit të tij si drejtues politik i Partisë…
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, u ndal te çështjet e drejtësisë që lidhen me Belinda…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër Ervin Demon, pas caktimit të tij si drejtues politik i Partisë…
Mesfushori Dion Kacuri ka shpjeguar se e ndoqi zemrën për ta zgjedhur Kosovën dhe që vendimi i tij nuk ishte…
Komuna e Pejës ka publikuar sot sqarimin e Qendrës për Punë Sociale lidhur me Raportin e Inspektimit të Jashtëzakonshëm, pas…