Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka folur ditën e sotme në lidhje me operacionin “Forca e Ligjit”.
Edhe pse ka theksuar se ai nuk është prokuror dhe nuk di cdo gjë, Soreca ka deklaruar se po monitoron nga afër gjithçka.
“Më pyesni sikur unë jam prokuror apo në krye të operacionit Forca e Ligjit, por unë nuk jam. Ajo që mund të them është se ky ligj i posaçëm aplikon parimin e rëndësishëm të ndjekjes së parasë. Ligji është i qartë me subjektet e tij. Për ne të BE është e rëndësishme mënyra si do zbatohet dhe po zbatohet ligji. Ne po e monitorojmë nga afër zbatimin e këtij ligji. Së shpejti do të takohem me kryetarin e SPAK, ligji duhet zbatuar në përputhje të plotë me të drejtat e njeriut”, tha Soreca.
Nga ana tjetër, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerancë për të gjithë ata presona, që do të jenë subjekt i paketës “Anti-KÇK”.
“Akti normativ ka vetëm pesë ditë që është duke u implementuar dhe ka fuqi zbatimi deri në fund të dhjetorit. Çdo preson që do jetë pjesë e këtij akti, do jetë pjesë e hetimeve dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë”, deklaroi Veliu. /albeu.com/
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…