Categories: Uncategorized

Taulant Balla gënjen si Sandër Lleshi: Harun Çelik nuk kërkoi azil!

Vetëm pak ditë më parë në media bëri bujë lajmi i deportimit nga Shqipëria, i mësuesit turk Harun Çelik, gylenist i cili kërkoi azil në Shqipëri.

Ditën e sotme në ABC News, socialisti Taulant Balla është pyetur në lidhje me këtë skandal i cili ka bërë bujë jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Ashtu si edhe minintri Sandër Lleshaj, Balla deklaroi i “bindur” se Harun Çelik nuk ka kërkuar azil në Shqipëri dhe ndaj është rikthyer në Turqi, atje ku ai kërkohej për t’u dënuar si gylenist.

Pjesë nga intervista

Endri: A ishte mësuesi turk Harun Ccelik ccmimi që duhej paguar nga Shqipëria për 500 shtëpitë që do të ndërtojë Turqia në Shqipëri?

Taulant Balla: Ky është abuzim mediatik. Nuk ka të bëjë asnjë lloj lidhjeje me marrëdheniet shumë të mira mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Një ndër vendet që kryeson listën e solidaritetit pas tërmetit është Turqia.

Duhet t’ju them që në cilësinë e kryetarit të delegacionit të parlamentit të Shqiperisë në PE kam kërkuar informacion nga MB dhe ja kam dhënë kolegëve të PE që kanë reaguar në mënyrë të nxituar kanë gërë deklarata që skanë lidhje me realitetin.

Nuk është aspak e vërtetë që përsonit në fjalë i është refuzuar azili. Personi në fjalë është kapur ne kundravajtja ligjore në RSH me dokumente të falsifikuar.

Ne kemi një kushtëzim për personat nga vendet e tjera që mund të shfrytëzojnë vendin për të ikur në Perëndim.

Kur nuk ka kërkesë për azil duhet ta kthejmë në vendin e origjinës.

Deklarata e ministrit Lleshaj për rastin në fjalë:

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se dëbimi i Çelik ishte amplifikuar nga media, që sipas tij kishte publikuara shumë fakte të pasakta dhe inekzistente.

Ministri shtoi se shtetasi turk nuk kishte bërë kërkesë për azil me shkrim dhe për këtë shkak, dëbimi i tij nga Policia e Shtetit ishte i ligjshëm.

“Ne nuk kemi asnjë dokument, të paktën kaq sa unë jam informuar, nga Polica e Shtetit, nuk ekziston asnjë dokument që të provojë që qytetari turk ka aplikuar apo ka kërkuar azil,” tha Lleshaj. /albeu.com/

të fundit

Marjana Koçeku për median polake TVP World: Korrupsioni, plaga më e madhe e Shqipërisë

Në një intervistë për televizionin polak TVP World, në emisionin World Talks, deputetja e pavarur Marjana Koçeku foli për krizën…

9 minutes ago

Laçi synon kthesën në fushën e vet, Partizani udhëton me objektiv të qartë! Nis përballja

LIVELaçi 0 – 0 Partizani1’ – Nis sfida në stadiumin “Laçi” [...]Read More...

12 minutes ago

Fillon përballja në “Selman Stërmasi”, Tirana synon surprizën e madhe dhe Teuta s’ka më vend për gabime

LIVETirana 0 – 0 Teuta1’ – Shkelmohet topi në ndeshjen Tirana – Teuta [...]Read More...

13 minutes ago

Protestuesi akuzon policinë për thyerjen e hundës së djalit student: Qëndroi tre ditë në qeli

Një protestues, nga protesta e PD, ka denoncuar në një prononcim për gazetaren e News24, Xhensila Kodra, dhunën ndaj djalit…

20 minutes ago

Komisioni historik RMV-Bullgari mbyll takimin pa marrëveshje, raundi i radhës zhvillohet në Sofje

Takimi i fundit i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së…

22 minutes ago

Gostivar, arrestohet 60-vjeçari që dyshohet se detyronte nënën e tij 80-vjeçare të lypte

Një 60-vjeçar nga Gostivari dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore e ka detyruar nënën e tij 80-vjeçare, e…

23 minutes ago