Categories: Uncategorized

Shpejtësi skëterrë e tapë në timon, policia “bën kërdinë” (VIDEO)

Drejtoria e Policisë Rrugore ka shtuar kontrollet kryesisht në ato akse rrugore ku rreziku për të shkaktuar aksident rrugor është më i lartë.

Sipas njoftimit të policisë, vetem sot janë pezulluar 17 leje drejtimi si dhe janë gjobitur dhjetra të tjeerë.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë

Drejtoria e Policisë Rrugore

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka shtuar kontrollet 📸🚔🚓✍ kryesisht në ato akse rrugore ku rreziku për të shkaktuar aksident rrugor është më i lartë.

Në këtë kuadër, gjatë ditës së sotme është ushtruar kontroll me radar dhe alkooltest në disa akse rrugore të qarkut Elabasan dhe konkretisht në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë dhe në aksin rrugor Krrabë-Elbasan.

Në akset Peqin-Rrogozhinë dhe Krrabë-Elbasan 17 leje drejtimi të pezulluara gjatë ditës së sotme, konkretisht:

Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë janë evidentuar dhe ndëshkuar 8 drejtues mjetesh që qarkullonin ne shpejtësi nga 120 deri në 140 km/h, ndërkohë që tabela lejon të qarkullosh me 80 km/h.

Ndërkohë në aksin rrugor Krrabë-Elbasan gjatë mesditës së sotme janë evidentuar dhe ndëshkuar 9 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 150 km/h deri në ekstrem 239 km/h, ku tabela lejon 110 km/h.

239 km/h 🙏✈️!!!. 🏠????🚑????, në kulmin e trafikut përtej çdo limiti të arsyes, kjo shpejtësi është vrasëse për jetën e drejtuesit të mjetit sado luksoz ta ketë, por aq dhe e rrezikshme për jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Po nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë vendosur 23 masa administrative për parakalime të gabuara për manovra të rrezikshme në rrugë.

19 drejtues mjetesh janë dërguar në OASH, për mosvendosje të rripit të sigurimit.

21 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

3 masa maksimale me vlerë 30.000 lekë të rinj secila, për shpejtësi tej normave të lejuara, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Drejtues mjetesh: Të ✈️fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë🛣️ më e pakta të çon te Polici dhe radari 📸🚔🚓✍😇 dhe në destinacion do shkoni pa patentë e në rastin më të keq🚑 aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në🏠 shtëpi pa ju. 🚑

#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos🛫🛣️
#MosPërdor🥃gjatë drejtimit të🚘

të fundit

Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit, 13 Nëntor 2026

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.…

6 minutes ago

KEDS urges residents to stay away from power lines amid strong winds

Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…

7 hours ago

Kurti meets Canadian Prime Minister Mark Carney at European Political Community summit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…

7 hours ago

Malaj on NATO summit: Albanians will pay 145 million euros, Rama has lost his sense of humanity

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…

7 hours ago

IKMT chief Afrim Qendro dismissed

Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…

7 hours ago

We ended dinner with a win, together with my sister” / Rama on the Red and Blacks’ success: Meloni and the Finnish prime minister were at the table, Macron was…

Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…

7 hours ago