Categories: Uncategorized

Tabaku-Ramës: Plani yt nuk prek lekët e oligarkëve, por fut në borxh shqiptarët

Demokratja Jorida Tabaku ka publikuar një postim në rrjetin social Facebook ku deklaron se akti normativ i publikuar sot nga qeveria është i pamjaftueshëm, jo vetëm në shumën e parave që ofron për këtë situatë por edhe në mungesën e transparences.

Sipas saj, akti nuk saktëson se kush dhe në çfarë forme do të merren ato pak parà të alokuara për qytetarët dhe bizneset.

Të lidhura

None found

STATUSI I PLOTE

Akti normativ i publikuar sot është i paqartë dhe si i tillë i shërben më shumë propagandës se sa qytetarëve
Qeveria faktoi dhe njëherë se të vetmit të paprekur nga kjo krizë janë oligarkët që marrin milionat e buxhetit, ndërsa qeveria rrit borxhin që duhet ta paguajnë nesër qytetarët.

Është koha të kuptojmë se pandemia ekonomike njësoj si ajo e koronavirusit dhe nuk do të bëjë përzgjedhje. Ajo do të godasë demokratë dhe socialistë, pa pasur dallim në bindjen e gjithsecilit. Kjo krizë ka vetëm një rrugë me të cilën mund të luftohet, ndërmarrjen e hapave social-ekonomikë në shërbim të qytetarëve dhe biznesit.

Akti Normativ i publikuar sot është i pamjaftueshëm jo vetëm në shumën e parave që ofron për këtë situatë por edhe në mungesën e transparencës. Akti nuk saktëson se kush dhe në çfarë forme do të merren ato pak parà të alokuara për qytetarët dhe bizneset.

Fatkeqësisht edhe kësaj radhe vëmendje ka qenë jo tek qytetarët, bizneset dhe ekonomia. Qeveria nuk prek lekët e oligarkëve por rrit borxhin e qytetarëve. Qeveria nuk prek xhepat e të përkëdhelurve të saj por çon në faliment bizneset e thjeshta.

Shqipërisë do t’i mjaftonin 120 mln euro për fazën e parë të përballimit të kësaj krize. Parà që gjenden në buxhet në zërin e PPP-ve. Këto para mund të kanalizoheshin nga xhepat e oligarkëve në ato të shëndetësisë, qytetarëve dhe bizneseve. Shqipëria nuk është e varfër dhe as e pamundur. Por e keqmenaxhuar, e vjedhur dhe në shërbim të një grushti njerëzish.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

5 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago