Categories: Uncategorized

Super operacion në 5 shtete të Europës, merr fund banda e shqiptarëve

Gjatë një operacioni të sinkronizuar në Belgjikë, Spanjë, Holandë, Gjermani dhe Francë, të enjten u arrestuan 25 të dyshuar, që i përkisnin një rrjeti shqiptar të krimiit të organizuar.

Në operacion ishin të angazhuar 600 punonjës policie. Kjo godtije ndërkufitare është rezultat i një hetimi kompleks, njofton Policia e landit Saksoni-Anhalt.

Hetimet janë zhvilluar që nga viti 2017 nga policia lokale belge në Anvers në bashkëpunim me Policinë Federale belge, Gardën Civile spanjolle dhe policinë holandeze. Në këtë proces kanë qenë të përfshira edhe Zyra Federale e Kriminalistikës në Gjermani me grupin hetimor për hetimin e narkotikëve pranë Zyrës Së Kriminalistikës së landit Saksoni Anhalt dhe Zyra e Doganave të Hanoverit e forcat e policisë së landit si dhe Policia Federale e Francës.

Të dyshuarit mendohet, se janë pjesë e një rrjeti të gjerë të tregtisë së drogës mes Amerikës së Jugut dhe Europës përmes anijeve të kontenierëve. Drogat janë kontrabanduar të fshehura nëpër kontenierë dhe janë shpërndarë në mbarë Europën me automjete të pajisura me rafte të fshehura në mënyrë të rafinuar.

I njëjti grup dyshohet se ka menaxhuar edhe plantacione kanabisi në Spanjë dhe në Gjermani, ku e kultivonn dhe e përhapnin kanabisin, përpara se ta shpërndanin atë për shitjet e mëtejshme në vende të tjera eurpoiane, thuhet ndër të tjera në komunikimin për mediat të landit të Policisë së Saksoni Anhaltit.

Gjatë arrestimeve janë kontrolluar 30 objekte, gjashtë plantacione kanabisi, 60.000 Euro, mjete të shumta komunikimi si dhe armë e municione. Operacioni është mbështetur nga Europoli./DW

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

7 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

7 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

7 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

7 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago