Një studim i ri i realizuar nga Instituti prestigjoz i Teknologjisë në Massachusetts, MIT, doli në përfundimin se stërkalat që dalin me kollën dhe tështimën, në temperatura të lagështa dhe të ngrohta, mund të udhëtojnë me shpejtësi që mbërrijnë 10-30 metra për sekondë dhe mund të krijojnë një re me përmasa shtatë deri në tetë metra.
Studiuesit gjithashtu paralajmëruan se stërkalat mund të qëndrojnë pezull në ajër për orë të tëra, duke ndjekur lëvizjen e ajrit që shkaktojnë sistemet e ftohjes dhe ngrohjes.
None found
Pjesëza të virusit janë gjetur në sistemet e ventilimit të dhomave të pacientëve me koronavirus dhe ekipi i studiuesve të MIT beson se këto pjesëza kanë dalë jashtë në formën e reve.
Zyrtarisht, deri tani, njerëzit janë këshilluar të ruajnë një distancë prej 1.5m deri në 2 metra nga të tjerët kur janë duke pritur në radhë.
Për të shmangur përhapjen e virusit sidomos në supermarketet që vazhdojnë të jenë mjaft të frekuentuara, këshillohet përveç distancës, edhe që të bëhet pazar vetëm e jo në grup, të kufizohemi tek artikujt më të nevojshëm dhe sa më shumë që të jetë e mundur, të përdoren blerjet online.
Raundi i parë i Kampionatit Italian të Qëndrueshmërisë GT në pistën e Misano “Marco Simoncelli”, u mbyll me tensione të…
Policia e Shtetit, ka bërë publike planin e posaçëm të masave për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktivitetit sportiv…
Një rast i posedimit të sendeve të ndaluara është evidentuar në ambientet e burgut të Durrësit, gjatë kontrolleve të zhvilluara…
Kryeministri Edi Rama, shprehu mirënjohje për mikpritjen në Estoni, duke e cilësuar vendin si një shembull frymëzues për orientimin drejt…
Kryeministri i Estonisë, Kristen Michal, shprehu mbështetjen për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së. Në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin…
Bordi i Transparencës, ka publikuar çmimet e reja mbi karburantet në vend. Bëhet me dije se çmimi i naftës do…