Categories: Uncategorized

Strehonin e transportonin emigrantë, në pranga çifti në Korçë

Hetimet një mujore çuan në kurorëzimin e një operacioni të koduar “Agjencia” në bashkëpunim mes policisë së Tiranës, Korçës dhe Elbasanit, ku u vunë në pranga tre persona dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Ata akuzohen se kundrejt pagesës ndihmonin shtetas të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Të lidhura

None found

Midis tyre një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre, pronarë të një hoteli, në të cilin akomodonin shtetas të huaj dhe më pas me bashkëpunëtorin e dyshuar të tyre, i transportonin drejt Tiranës me qëllime fitimi.

Të arrestuarit janë M. Dvorani, 46 vjeçe, banuese në Korçë, djali i saj V. Dvorani, 25 vjeç, i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe N. D., 62 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e N. Dvorani, 59 vjeç, banues në Korçë, bashkëshorti i 46-vjeçares, i dënuar më parë për “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Si rezultat i hetimeve të kryera rezulton se, katër të dyshuarit kanë ndihmuar emigrantë të paligjshëm, fillimisht duke i akomoduar në ambientet e hotelit në pronësi të shtetases M. Dvorani, në lagjen nr. 9, Korçë.

Më pas djali i saj me mjetin tip “BMW-X5” në bashkëpunim me shtetasin N. D., i cili ka në pronësi një autobus transporti udhëtarësh të linjës Korçë-Tiranë, kryenin transportimin e tyre në drejtim të kryeqytetit.

Gjithçka kundrejt fitimit deri në 100 euro ku përfshihej akomodimi në hotel dhe transportimi drejt Tiranës, këta shtetas iu premtonin emigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Elbasan, u bë e mundur dokumentimi me prova ligjore edhe i disa ngjarjeve të tjera të kryera gjatë periudhës së hetimit, të aktivitetit kriminal të tyre në këtë fushë.

Gjithashtu nga Drejtoria Rajonale e Hetimit Tatimor, M. Dvorani, është gjobitur me vlerën 50 mijë lekë të reja për punonjës të padeklaruar, të punësuar në hotelin e saj.

Ndaj të dyshuarve, materialet iu referuan Prokurorisë së Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë” e cila dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

të fundit

Shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale

Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…

8 minutes ago

Presidenti Trump njofton zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit me tre javë

Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…

30 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…

36 minutes ago

Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit, 24 Prill 2026

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet…

45 minutes ago

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

9 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

9 hours ago