Categories: Uncategorized

Kodi Penal favorizon pedofilët: Vajzat 9-12 vjeç mund të bëjnë seks?! (FOTO LAJM)

Shqipëria vazhdon të jetë e tronditur nga abuzimi i një vajze të mitur në Babrru në Tiranë, nga roja e shkollës dhe 3 të rinj po në këtë zonë.

Pas publikimit të këtij skandali, i ndodhur në “sy” të mësuesve, prindërve dhe zonës përreth të cilët kishin dëgjuar “zëra”, është dhënë alarmi për dhunën seksuale ndaj fëmijëve.

Të lidhura

None found

Denoncime të shumta në numër po bëhen nëpër shkolla, shtëpi fëmijësh, polici në lidhje me këto abuzime të cilat rrallë publikohen aq fuqishëm në media, dhe në fund përgjegjësit marrin dënime qesharake.

Rikujtojmë skandalin e dhunimit të një vajze në Kavajë, autorët e atij krimi tashmë kanë përfituar zbritje të dënimit të tyre.

Por nëse i hedhim një sy Kodit Penal të Shqipërisë, vërejmë një tjetër “skandal”.

“Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me fëmijë të
mitur, që nuk ka arritur moshën katërmbëdhjetë vjeç ose me të miturën që nuk ka arritur pjekurinë seksuale, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet…”- shkruhet në Kodin Penal, të cilin mund t’a lexoni në galerinë e bashkëngjitur lajmit.

Pra, sipas Kodit Penal në Shqipëri, një djalë i mitur është 14 vjeç, ndërsa për vajzat i referohet pjekurisë seksuale.

Me pjekurinë seksuale, Kodi Penal i referohet fillimit të menstruacioneve tek një vajzë, pra nga mosha 9 deri në 12 vjeç.

Pra në Shqipëri, një mashkull i cili abuzon me një vajzë vetëm 10 -vjeçare nuk quhet pedofil për shkak se vajza e mitur sipas Kodit Penal “ka arritur pjekurinë seksuale”.

Kjo hapësirë ligjore është një skandal më vete duke i dhënë liri abuzuesve seksuale pedofilë të mos dënohen sa duhet për një krim të tillë. /Albeu.com/

të fundit

After Leaving Ministerial Post, Fatmir Limani: My Commitment Does Not Stop

Tashmë ministri në largim i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani ka reaguar publikisht pas largimit nga detyra, duke…

5 seconds ago

Bejxhan Iljazi leaves the European Front and aligns with the parliamentary majority

Deputeti i Partisë Demokratike Turke, Bejxhan Iljazi, i cili në zgjedhjet parlamentare ishte pjesë e Frontit Evropian të udhëhequr nga…

16 seconds ago

Electric scooters banned for those under 18, Parliament approves legal amendments

Në Kuvend është miratuar Ligji për rregullimin e përdorimit të trotinetëve elektrikë, me të cilin vendosen rregulla më të rrepta…

24 seconds ago

From October 1 in North Macedonia, organ donation after death will be carried out with the signature of the family doctor

Aktualisht, kemi 168 pacientë që presin për një veshkë, 37 pacientë që presin për një zemër, 12 për një mëlçi…

33 seconds ago

Indictment Against the Director of the Agricultural Inspectorate, Suspected of Requesting a 100,000 Euro Bribe

Pas kryerjes së hetimeve, një prokuror publik nga Zyra e Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe…

44 seconds ago

Maqedonia e Veriut përballet nesër dhe të premten me shi, bubullima dhe breshër

Mot me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe breshër, nesër e pasnesër do të ketë në territorin e Maqedonisë së Veriut.…

51 seconds ago