shqiperi

Ndryshon Kodi Penal, marrëdhëniet me 14 vjeçarë, krim! Rritet dënimi i abuzuesve

Pa u mbyllur ende një muaj, në vendin tonë 6 të mitura kanë rënë pre e krimeve seksuale.

Në Divjakë një e mitur 14 vjeç ishte martuar ndërkohë në Pogradec një 12 vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga djali i bashkëjetueses së nënës. Ndërkohë tronditës ishte dhe rasti i shfrytëzimit seksual që i ishte bërë për gati 2 vite një vajze tani 16 vjeç nga një 42 vjeçar me profesion mjek duke e prezantuar si gruan e tij të 4. Nga ana tjetër 3 të mitura 15, 16, 17 vjeç në një fshat të Fushë Krujës shfrytëzoheshin për prostitucion për rreth 6 muaj nga 4 të rinj.

Të lidhura

None found

Kjo panoramë ka sjellë në vëmendje kodin penal i cili një marrëdhënie seksuale me një të mitur mbi 14 vjeç nuk e cilëson kriminale.

“Duke vendosur në ligji moshën 14 vjeç si moshë e lejuar për dakordësinë për të kryer marrëdhënie seksuale, deri në 18 vjeç ky ligj ka një vakum. Ka mangësi gjithashtu  në lidhje me diferencën që ka personi që hyn në marrëdhënie me të miturin. Nuk e cakton sa duhet të jetë. Duhet hequr edhe përcaktimi për pjekurin seksuale se në këtë formë ulet akoma mosha dhe mjekësia ligjore detyrohet të nxjerrë raporte të sforcuara për të justifikuar marrëdhënie.“-shprehet eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço.

Kodi penal do të ndryshojë dhe seksioni i krimeve seksuale nga 8 nene që ka tani do të ketë 23. Sipas Draftit të hedhur për diskutim, mosha për të shprehur dakortësinë për të hyrë në një marrëdhënie seksuale do të rritet nga 14 në 16 vjeç.  Po ashtu parashikohet të rritet edhe dënimi.

Sipas ndryshimeve kryerja e akteve me natyrë seksuale me një person të mitur të moshës deri gjashtëmbëdhjetë vjeç, do të dënohet me  burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Përjashtim do të ketë vetëm kur I mituri hyn në një raport intim me një person deri në 2 vite më të madh se ai.

Në zë i veçantë i është dhënë dhe veprave penale si dhuna seksuale, ekspozimi i të miturve në akte seksuale, manipulimi, prostitucioni dhe pornografia me të mitur etj.

të fundit

Zulfaj: Gjashtë masa të papërfunduara të Planit të Rritjes mund t’i kushtojnë Kosovës mbi 40 milionë euro për shkak të bllokimit në Kuvend

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Koordinatori Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj, ka…

13 seconds ago

“On that boulevard where flamingos celebrate freedom today, people have been killed,” Rama on the protest in Tirana: I see it as an important signal for governance

Gjatë një ndalese në Landin e Renanisë Veriore të Vestfalisë, në Republikën Federale të Gjermanisë, kryeministri Edi Rama komentoi edhe…

1 minute ago

Koçiu: Monthly payment to double for 11,000 children with special needs, insurance also for 14,000 parents and caregivers

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu inspektoi nga afër hapësirat e reja të spitalit të Peqinit, një investim i realizuar nga Qeveria Shqiptare…

1 minute ago

Tineke Strik urges Albania to respect EU standards and step up the fight against corruption

Pas përfundimit të misionit faktmbledhës në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, eurodeputetja Tineke Strik, negociatore e Grupit të Gjelbërve për raportin…

1 minute ago

Alimadhi: The “March of Freedom” will be held on July 4, this date was chosen as Edi Rama’s birthday and political “death”

Avokati Gentian Alimadhi deklaroi se më 4 korrik shqiptarët e diasporës do të vijnë në Shqipëri për protestën kombëtare. Ai…

2 minutes ago

Maximum readiness urged in Berat for the tourist season, Sula: AKU should step up inspections

“Të gjitha institucionet të vihen në gatishmëri të plotë, për të shmangur çdo problematikë që mund të haset gjatë sezonit…

2 minutes ago