Categories: Uncategorized

SKANDALI/ Sekseri brenda ministrisë i mori qytetares 10 milion lekë ryshfet

Skandali i sekserit që lëvizte lirisht në dyert e disa institucioneve zgjerohet më tej, pasi një qytetare i është drejtuar emisionit Fiks Fare duke denoncuar se Artan Haska i ka marrë një ryshfet prej 10 milionë lekësh.

Gjysma e kësaj shume është paguar në ambientet e ministrisë së Transporteve rreth një vit më parë. Xhevo Jonuzi denoncoi në emisionin investigativ se një vit më parë ka paguar një shumë prej 10 milionë lekësh, në këmbim të rregullimit të disa dokumenteve hipotekore.

Të lidhura

None found

“Artan Haskën mendonim se e njihnim. Vinte te lokali jonë dhe na propozoi të na rregullonte letrat e shtëpisë. 5 milionë ia kemi dhënë te biznesi jonë dhe 5 milionë brenda ambienteve të ministrisë së Transporteve.

Kam shkuar unë dhe motra ime në ministri. Jemi futur normalisht me Artanin. Ai kishte akses atje, s’kishte as kartë, po i hapej dera. Shkuam në kat të dytë në një kafe dhe ia dhamë lekët. Ai futej në zyrat e kësaj ministrie.

Takova këtë dhe atë. I besuam. Pas disa kohësh fik telefonat”, thotë znj Xhevo. Më tej sqaron se i është dashur plot 1 vit që të biejë në kontakt me Haskën, teksa i ka gjetur edhe një banesë në Tiranë.

“Ia gjetëm banesën dhe na thoshin jo është në Sarandë, jo në Gjirokastër. Dhe, kur e pamë në Top Channel. Më parë na kishin thënë edhe disa persona të tjerë që mashtron. Edhe atyre u kishte marrë 5 deri në 7 mijë euro”, thotë denoncuesja, e cila pohon se pas pagesës, nuk ka përfunduar dot punë në zyrat e shtetit. /Top Channel

të fundit

May 9 elections/ Florjan Binaj officially announces independent run for Tirana: I have invited the opposition to cooperate

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit.…

36 seconds ago

EU to take part in Ukraine talks in Abu Dhabi, von der Leyen says European security and interests must be protected

Bashkimi Evropian do të jetë i pranishëm në bisedimet për Ukrainën, të cilat pritet të zhvillohen këtë javë në Abu…

53 seconds ago

Explosion at steel factory near Izmir kills six, injures around 14

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në…

1 minute ago

EFJ raises concerns over journalists’ safety in Albania: 55 attacks in 18 days, most attributed to police

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka reaguar për situatën e sigurisë së gazetarëve në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin për numrin…

1 minute ago

EU ambassador delivers 2026 Progress Report to Albania’s Foreign Ministry, Hoxha: Progress is significant, challenges remain

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në MEPJ, Shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në…

2 minutes ago

Kosovo and Italy seek closer cooperation for “Prishtina 2030

Ambasadori i Italisë, Maurizio Antonini, është takuar me ministrin e Sportit të Kosovës, Blerim Gashani, me të cilin ka diskutuar…

2 minutes ago