Anash

Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua

Rreth 1,6 milionë litra naftë të importuara nga kompania “Sallillari” janë bërë shkak për një përplasje të fortë brenda administratës doganore, e cila ka shkuar deri në akuza për kontrabandë, ryshfet dhe ndërhyrje nga drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Në qendër të përplasjes është një gjobë prej 312 milionë lekësh dhe detyrime fiskale prej 156 milionë lekësh, në total rreth 5.1 milionë euro, të përllogaritura nga Dogana e Durrësit për karburantin e importuar nga kompania, por që, sipas burimeve të Skyweb.al, nuk rezultojnë të jenë paguar.

Të lidhura

None found

Burime bëjnë me dije se gjatë trajtimit të çështjes ka pasur ndërhyrje nga nivele të larta drejtuese për mënyrën se si do të procedohej me detyrimet e kompanisë dhe për trajtimin administrativ të dosjes.

Historia lidhet me importimin e 1.326.546 kilogramëve naftë nga kompania “Sallillari”, ekuivalente me rreth 1,6 milionë litra, të deklaruara për përdorim në ndërtimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Çështja është trajtuar nga administrata doganore edhe gjatë shkurtit 2026, ndërsa dokumentet e procedurës janë bërë objekt përplasjesh brenda institucionit, me doganierë që akuzojnë drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për favorizim të kompanisë dhe një skemë të ngjashme me gjobën ndaj Bankers Petroleum, u mbajt sirtareve dhe nxirrej në qarkullim sa herë mediat bënin ndonjë denoncim.

E njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe me Salillarin.

Sipas burimeve të Skyweb.al, nafta fillimisht është lejuar të futet në vend pa u kërkuar pagesa e detyrimeve të mëvonshme, ndërsa pas daljes së çështjes në media, administrata doganore ka ndërmarrë procedurat për përllogaritjen e tyre, për të patur “letrat” në rregull.

Nga kontrolli i dokumentacionit, Dogana e Durrësit ka përllogaritur 156.010.328 lekë detyrime fiskale.

Në këtë shumë përfshihen 60,46 milionë lekë akcizë, 42,71 milionë lekë taksë qarkullimi, 4,75 milionë lekë taksë karboni dhe 48,09 milionë lekë TVSH.

Përveç detyrimeve fiskale, është përllogaritur edhe një gjobë prej 312.020.656 lekësh, duke e çuar faturën totale në 468.030.984 lekë, ose rreth 5.1 milionë euro.

Megjithatë, kjo shumë nuk rezulton të jetë arkëtuar, ndërsa procedura është shoqëruar me ndërhyrje dhe akuza brenda administratës doganore.

Skyweb.al ka siguruar dokumentacionin e përllogaritjes së detyrimeve, ndërsa drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave duhet të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me faturën prej 5.1 milionë eurosh.

Përse nuk është paguar kjo shumë? Kush ka ndërhyrë nga strukturat drejtuese dhe a është marrë ndonjë vendim për anulimin apo faljen e detyrimeve të kompanisë?

Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje nga drejtuesit e Doganave, përfshirë sqarimin e akuzave të ngritura brenda institucionit për favorizim dhe ndërhyrje në procedurë.

Lexo edhe: Nafta e importuar me përjashtim taksash për bazën e NATO-s në Kuçovë, “Salillari” gjobitet me 5.1 milionë euro

Por çështja merr një dimension tjetër për shkak të përfshirjes së projektit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Autoritetet doganore duhet të sqarojnë nëse e gjithë sasia prej rreth 1,6 milionë litrash naftë është përdorur realisht për punimet e bazës ajrore, sikurse është deklaruar gjatë importit.

Verifikimi i destinacionit përfundimtar të naftës është thelbësor për të sqaruar mënyrën e trajtimit të kësaj dosjeje, për të cilën janë përllogaritur miliona euro detyrime dhe gjobë.

Ndërkohë, akuzat për ndërhyrje nga lart, favorizim dhe ryshfet që, sipas burimeve, kanë qarkulluar brenda administratës doganore në drejtim të “shefave”, shtojnë pikëpyetjet për përgjegjësitë e zyrtarëve që kanë trajtuar procedurën. /skyweb.al

të fundit

Elections in Tirana: Lapaj backs Binaj, hopes others will not withdraw

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

1 hour ago

Judge refuses to dismiss case against Lindsay Clancy, accused of killing her three children

Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…

1 hour ago

Greece-Cyprus power cable debate: Athens says it has not sought permission from any other state

Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…

1 hour ago

Shawcross kujton si Zlatan Ibrahimovici i dha fund aventurës së tij me Anglinë pas vetëm 10 minutash

Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…

1 hour ago

Zgjedhjet në Tiranë, Lapaj mbështet Binajn: Shpresoj që të tjerët të mos tërhiqen

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

2 hours ago

Zubimendi mund të lërë Arsenalin në janar, një vit e gjysmë pas transferimit prej rreth 60 milionë eurosh

Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…

2 hours ago