Categories: Uncategorized

SKANDALI/ Enerjeta Shehaj ndikoi tek gjyqtarja e Kurbinit për të shpëtuar bashkëshortin e saj

Anëtarja e Gjykatës Administrative, Enerjeta Shehaj akuzohet se shfrytëzoi postin për të shpëtuar bashkëshortin prokuror nga ndjekja penale.

Për t’ja arritur qëllimit, thirri në takim kolegen e saj gjyqtaren, Marcela Shehu, e cila po shqyrtonte ankimimin e bërë nga avokati, Dedë Guri kundër prokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj.

Të lidhura

None found

Mbrojtësi ligjor e kallëzoi përfaqësuesin e institucionit të akuzës për shpërdorim detyre, por prokuroria e Kurbinit e pushoi cështjen me argumentin se nuk kishte vepër penale. Edhe pse avokati thotë se nuk u krye asnjë hetim, për këtë shkak, Dedë Guri iu drejtua gjykatës dhe kërkoi riçeljen e hetimit.

E ndërsa priste vendimit, çifti i bashkëshortëve lëvizi çdo gur t’ja hidhte drejtësisë, derisa e bëri realitet. Tri ditë pasi mbrojtësi ligjor i kapi mat teksa qëndronin kokë me kokë dy gjyqtaret, njëra gruaja e prokurorit që pati denoncuar dhe tjetra gjyqtarja e çështjes, Marcela Shehu firmosi në favor të Erjon Shehajt.

Në këtë mënyrë, Enerjeta Shehaj, duket se arriti ta ushtronte deri në fund ndikimin e saj të paligjshëm, çka për të cilin nuk u hetua kurrë si duhet nga institucionet, për faktin se gjykata e Apelit Durrës, e mbylli çështjen për të.

Tashmë që Enerjeta Shehaj, kandidon për një post në Gjykatën e Lartë, është pikërisht mikesha e saj, Marcela Shehu, e cila do të jetë një ndër njerëzit që do të vendosë për promovimin ose jo në detyrë, shkruan panorama.

Kjo për shkak se Marcela Shehu, nga gjyqtare në Kurbin është ngritur në detyrë, duke u votuar si anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësior, institucion që promovon në karrierë gjyqtarët. Nëse Shehaj do t’ja dalë të kalojë me sukses testin e vettingut, atëherë do të kërkojë votën e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, mes tyre dhe të mikeshës së saj, që më herët i shpëtoi edhe burrin.

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

2 hours ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

2 hours ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

2 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

2 hours ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

2 hours ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

2 hours ago