showbiz

Nga “Burg Brother” në “Big Brother”, a rrezikon sërish burg Liam Mandiaro?

Liam Mandiaro u rikthye në “Big Brother Vip” spektaklin e së martës, pasi kaloi rreth 14 ditë në burg i akuzuar për “mashtrim”. Avokati i tiij ka qenë në një lidhje me “Skype” në “Shqipëria Live”, ku sqaroi se si u lirua dhe se kur do ketë një rigjykim nga e para e çështjes.

Sipas avokatit Dritan Shehaj, çështja e Liamit ka qenë jo penale dhe nuk gjykohet me arrest. “Çështja e tij është civile dhe nuk bëhët fjalë për një çështje penale”, u shpreh Shehaj.

Dritan Shehaj: Sa i takon procedurave ligjore, ka përfunduar shqyrtimi i kërkesës që u paraqit nga ana e Liamit sa i takon rishikimit të vendimit penal. Gjykata e ka pranuar kërkesën, ishim në kushtet e asaj çfarë kemi deklaruar gjatë gjithë kësaj kohë edhe nëpërmjet intervistës që patëm më përpara.

Erjona Rusi: Pra do ketë një rigjykim nga e para i çështjes.

Dritan Shehaj: Rigjykim për shkak se është gjykuar në mungesë.

Arjon Muça: A ka mundësi ta mbyllë Bigu-n, apo është afër gjykimi.

Dritan Shehaj: Jo gjykimi nuk do jetë afër në terma juridik sepse gjykata ka vendosur rigjykimin e vendimit, çështja do fillojë nga e para, do shqyrtohet nga e njëjta gjykatë, por nga një trup tjetër gjykues dhe referuar procedurave të gjykatës, sigurisht që do dojë disa muaj.

Arjon Muça: A kishte shkelje? Ishte i drejtë arrestimi? Më herët ke thënë që ishte jo penale, që nuk gjykohej me arrest.

Dritan Shehaj: Çështja në vetvete nuk është çështje penale, pra është tërësisht civile, marrëdhënie detyrimesh. Janë marrëdhënie jashtëzakonisht shumë të përhapura në një shoqëri që jetojmë ne.  Në këto rrethana nuk bëhet fjalë për mashtrime apo çështje penale. Kjo do të jetë baza e gjykimit dhe rishqyrtimit të çështjes. Është tërësisht çështje civile, nuk mund të flasim këtu për çështje borxhi.

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

2 hours ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

2 hours ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

2 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

2 hours ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

2 hours ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

2 hours ago