Categories: Uncategorized

“S’jam në rregull andej poshtë”, dalin të tjera biseda me pullë të kuqe të “Zogut” me punonjësen e s*ksit

Publikohen të tjera përgjime telefonike me pullë të kuqe të “Zogut të Tiranës”.

Në këtë bisedë “Zogu “, veç caktimit të një takimi me 5 meshkuj në hotel “Autostrada”, hyn në veprim me një “mami” në datën 30 tetor 2019, duke kërkuar t’i mbyllë një takim në një hotel me dy meshkuj, ku njëri prej tyre identifikohet si “Adi Boli” dhe rezulton se është klient i rregullt i eskortave që menaxhoheshin nga “Zogu i Tiranës”.

Të lidhura

None found

PERGJIMI

Adi Boli: Si të kam?
Zogu: Mirë po ti?
Adi Boli: Jam me një mik, shif mos pimë ndonjë kafe më vonë
Zogu: Kur?
Adi Boli: Pak më vonë
Zogu: Po kur pak a shumë?
Adi Boli: Për 1 orë
Zogu: Ok
Adi Boli: Merr 2 shoqe
Zogu: Ai miku jot do rrijë me ne bashkë?
Adi Boli: Kuptoj

Vetëm 30 minuta pasi ka mbyllur këtë bisedë “Zogu i Tiranës” telefonon në orën 23:04 të natës punonjësen e policisë D.B, duke i thënë kësaj të fundit të bëhet gati pasi do takohen me Adin. Por punonjësja e policisë i thotë se nuk mundej atë natë, pasi ishte e sëmurë, duke i deklaruar se ishte vizituar dhe doktoresha i kishte dhënë një kurë me ilaçe për t’i vazhduar. Për të qënë më e besueshmepara Zogut, D.B, i betohet për kokën e fëmijëve dhe madje i thotë se nëse nuk besonte t’i bënte foto dhe t’ia niste. Mes Zogut të Tiranës dhe punonjëses së policisë zhvillohet kjo bisedë si më poshtë:

Zogu: Hë shpirt ç’a je tu bë?
D.B: Gjumë
Zogu: Bëhu gati se do takohemi me Adin
D.B: Kam vazhduar kurën s’jam në rregull andej poshtë, ma ka dhënë doktoresha të betohem.
Zogu: Po mirë tani si je?
D.B: Për kokë të fëmijëve
Zogu: Në rregull unë për ty e kam…
D.B: Ta bëj me foto ta nisi, nuk jam në rregull. Duhet të vazhdoj kurrën
Zogu: Çfarë duhet të bëj për ty?
D.B: Pas periodave
Zogu: Hajt se flasim

Sapo e ka mbyllur me punonjësen e policisë, Hermes Nikaj nuk rresht se kërkuari vajza, për t’ia çuar në takim “Adi Bolit” i cili po priste me një shokun e tij.

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

4 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

4 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

4 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

4 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

4 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

4 hours ago