Categories: Uncategorized

“Nuk e bëj veten për 20 mijë lekë”, publikohet biseda me “pullë” të kuqe mes “Zogut” dhe parukieres

Pas arrestimit të Hermes Nikajt, të njohur me nofkën “Zogu i Tiranës”, kanë dalë plot detaje nga aktiviteti i paligjshëm që ai ushtronte në Tiranë.

Edhe pse ai mohoi ccdo akuzë, përgjimet disa mujore të prokurorisë zbuluan tjetër gjë.

Të lidhura

None found

Në përgjime u zbulua edhe se moderatorja Dajana Shabani ishte pjesë e një pazari votash në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

E përfshirë në këtë grup mësohet se është dhe ish-Miss Albania, Eria Ago, e cila në një nga bisedat e përgjuara nga prokuroria kërkohet nga Anjeza Bena, për të kryer marrëdhënie intime përmes Hermes Nikajt. Kujtojmë që edhe Anjeza Bena është e akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.

Eria Ago është parë shpesh në ekranet shqiptare në emisione të ndryshme, si dhe ka qenë pjesë e një prej videoklipeve të këngëtarit Stine.

Më 14 korrik 2019, në orën 10:48 (Zogu i Tiranës) është telefonuar nga Anjeza Bena, pronare e një qendre estetike në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet, ku Bena i kërkon vajza Zogut. Bena i flet Zogut në mënyrë të koduar, duke i pohuar se vajzat i do për “sfilatë”, duke nënkuptuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Më konkretisht mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë, ku Anjeza i sugjeron Zogut që të bisedonte me një vajzë që quhet “E”.

Biseda e përgjuar nga prokuroria:

Zogu:Hiç,do takoj një shok se nuk e kisha takuar ka kohë

Anjeza:Po do kemi ndonjë gocë, për naj sfilatë më thuaj, 1 ose 2, kemi një rast shumë të mirë, po “E” (përmend emrin e një vajze) i the ti?

Zogu:Jo nuk e kam ba hala muhabetin, ka qenë shumë e hallakatur, as nuk e kam takuar

Anjeza:Ça bëhet mo?

Zogu:Asgjo, të zakonshmet. Tërhiqe mos e këput

Anjeza:Po si të gjithë

Zogu:Si të gjithë, çfarë do bëjmë?

Anjeza:Ti s’more hala dhuratën e ditëlindjes. Ti je rehat komplet, do më kujtosh se ta kam nda parfumin

Zogu:E di, po po.

Anjeza:Po më shif noj p…,s’ka ndoj p…

Zogu:Se di ça të them shpirti jote, aman ku ti gjej

Anjeza:Po për qef o shpirt, si do njeri për hall

Zogu:E di e di, por çfarë të them unë, këto janë

Anjeza:Kuptoj,po “K” (përmend emrin e një vajze) ku e kemi?

Zogu:Se di, se kam takuar fare, ka 1 jave

Anjeza:Ku mblidhet ajo,dëgjohemi?

Anjeza:Po mirë i the “M” (përmend emrin e një vajze), ça tha?

Zogu:Po i thashë, do ta japi Shpresa një kafe 20 mijë lek

Anjeza:Ça tha, do t’ja jam me gjithë men, se bej veten për 20 mijë lekë apo 30 mijë lekë.

Zogu:I thashë

Anjeza:I the, kur ishte tani ajo?

Zogu:Tashti ishte tek çuni vetë

Anjeza:Në uzinë traktori?

Zogu:Nuk e di, do ta takoj “F” djalin e vetë, unë se mbarova emisionin

Anjeza:Mirë ma çon dot numrin e ‘M’ (përmend emrin e një vajze) me mesazh?

Zogu:Ta çoj unë numrin e ‘M’ tashi.

Zogu:068XXXXX031 numri i ‘M’ .

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

4 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

4 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

4 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

4 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

4 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

4 hours ago