Koronavirusi ka prekur 77 mijë persona deri më tani në rang botëror, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 2 300, përfshi edhe një 77 vjeçar italian.
Sëfundmi raportohet se numri i të prekurve në Itali ka shkuar në 20 persona.
None found
Albeu.com sjell më poshtë simptomat e këtij virusi si edhe si duhet të mbrohemi prej tij:
Simptomat
Një i prekur nga koronavirusi ka fillimisht simptoma të zakonshme si dhimbje koke, rrufë, dhimbje muskujsh dhe kollë.
Nëse virusi avancon edhe më tepër në trup, atëherë shfaqen simptomat më të dukshme si, temperaturë e lartë mbi 38 gradë celsius, pneumoni, vështirësi në frymëmarrje, situatë e cila çon në dobësimin e sistemit imunitar të trupit dhe që mund të çojë deri në vdekje.
Si të ruhemi
Masat kryesore që rekomandohen për parandalimin e infeksionit nga koronavirus:
-Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;
-Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;
-Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;
-Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit;
-Mënjanoni kontaktet me tregjet e kafshëve të gjalla në zonat që kanë koronavirus dhe parandaloni kontaktet e pambrojtura me kafshë të gjalla apo sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët;
-Mënjanoni konsumin e produkteve të mishit të pagatuara apo gatuara jo shumë. Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi;
-Udhëtarët që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në observim mjekësor. Kontaktet me rrezik të lartë duhet të mënjanojnë udhëtimet për periudhën e inkubacionit deri në 14 ditë. /albeu.com
Avokati, Hasan Shala ka folur për procedurat që duhet të ndiqen nga presidentja lidhur me dekretimin e ligjit për Specialen,…
nga Lutfi Dervishi Nga flamingot te gurët Pas 135 ditësh proteste paqësore, sot ishte dita e parë e protestës studentore…
Kategoria e Parë dhe FSHFPërmes postimit të fundit në rrjetet sociale, klubi i Ilirisë së Fushë-Krujës ka dalë me deklaratë…
30,000 vaksinat e para kundër gripit sezonal kanë mbërritur tashmë, dhe përveç kësaj, pritet të mbërrijnë edhe 26,000 doza të…
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e rishikimit të buxhetit për vitin 2026. Ajo ka thënë…
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, në paraqitjen e tij në emisionin “Five”, ka folur për mbështetjen e ligjit lidhur me…