lifestyle

5 simptomat kryesore të Omicron dhe ndryshimet me variantin Delta

Sipas një raporti të Daily Mail bazuar në një studim të kryer në Britani, simptomat e variantit Omicron tregojnë se virusi i ri ngjason më shumë me ftohjen e zakonshme sesa Covid. Ndërsa simptomat më të zakonshme të Omicron janë rrjedhje e hundëve, dhimbje koke, lodhje, teshtitje dhe dhimbje  fyti.

“Asnjë nga këto nuk janë simptomat klasike të virusit që kemi njohur deri më tani, si kolla e vazhdueshme, ethet ose humbja e shijes dhe nuhatjes”, thanë studiuesit.

Të lidhura

None found

Epidemiologu  Tim Spector, shkencëtari kryesor i studimti, u bëri thirrje britanikëve që të tregohen të kujdesshëm kur kanë simptoma të tilla në mënyrë që të kufizojnë përhapjen e variantit për Krishtlindje. Varianti i ri  Omicron ka shkaktuar një shpërthim masiv në Afrikën e Jugut, por aktualisht ka shumë pak të shtruar në spital dhe viktima sesa në valët e mëparshme të epidemisë, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Të mërkurën, Afrika e Jugut regjistroi numrin më të madh të rasteve që vendi ka regjistruar gjatë pandemisë, për shkak të përhapjes jashtëzakonisht të shpejtë të variantit Omicron, tha Michelle Grum, e Institutit Kombëtar të Sëmundjeve të Transmetueshme (NICD).

“Shtimet në spital nuk po rriten me një ritëm të shpejtë”, shtoi Grum në një konferencë për shtyp. “Ne kemi filluar të shohim disa rritje, por rritje relativisht të vogla në numrin e  viktimave,” tha ai.

Wassila Jasat, gjithashtu nga NICD, tha se numri i njerëzve që kishin nevojë për oksigjen ishte “më i ulët në krahasim me valët e mëparshme të pandemisë. Sipas ministrit të Shëndetësisë Joe Faala, këto shifra nuk tregojnë se Omicron është më pak ngjitës, por përkundrazi se vaksinat e COVID-19 mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të rënda.

“Kjo është ndoshta për shkak të fushatës së madhe të vaksinimit,” veçanërisht tek të moshuarit, theksoi ai. Rreth një e treta e popullsisë është plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19, 66% e personave mbi moshën 60 vjeç.

Të moshuarit janë më të rrezikuar nga shfaqja e simptomave të rënda të sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri. Omicron, i cili ka shumë mutacione, u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe Botsvana në nëntor, duke shkaktuar panik në mbarë botën dhe duket më ngjitës se llojet e tjera të koronavirusit të ri.

Me më shumë se tre milionë raste, Afrika e Jugut është deri tani vendi më i prekur nga koronavirusi në kontinentin afrikan./abcnews.al

të fundit

Vajzat e Shqipërisë nisin ndaj Uellsit sfidën për t’iu afruar Kupës së Botës

Uells - Shqipëri LIVEUells 0 – 0 Shqipëri1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Parc y Scarlets” [...]Read More...

3 minutes ago

VIDEO/ Mes qindra dyqaneve, përse studentët dogjën vetëm zyrat e iuteCredit?!

A ishte sulmi ndaj zyrës së kompanisë së mikrokredive një akt i rastësishëm vandalizmi apo shprehje e një pakënaqësie më…

7 minutes ago

Tuttosport: Zhegrova bind Spallettin, kosovari mes katër lojtarëve që po fitojnë peshë te Juventusi

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka arsye për të qenë i kënaqur me paraqitjet e disa futbollistëve, të cilët po…

9 minutes ago

Konjufca zhvillon takim me homologun armen në Varshavë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar në Varshavë me…

9 minutes ago

Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj për protestën në Tiranë: Mund të ketë përhapje drejt zonave qeveritare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lëshuar një njoftim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën që…

10 minutes ago

Pacolli: Support for waste reduction and recycling will continue

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, së bashku me ministren e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në…

18 minutes ago