Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, tha se ka një përkeqësim gradual të situatës nga koronavirusi në vend.
Në një intervistë për Abc News, Bino tha se duhet të ketë një përforcim të masave, sa i përket distancimit social.
None found
“Ka vetëm një lloj maturie që ne të kufizojmë sa të mundemi. Nuk jemi në një situatë të favorshme për momentin. Kemi një rritje graduale të numrit të rasteve, kemi rritje të numrit të vdekjeve, kemi rritje të shtrimeve në spitale. Të gjitha këto kërkojnë një forcim më të madh të distancimit fizik dhe social”, tha ajo.
Lidhur me numrin e vogël të testeve, Bino thotë se për shkak se ka qenë ditë e dielë rrjedhimisht ka pasur një numër më të vogël njoftimesh nga qytetarët.
Më tej, ajo theksoi se ka një numër të lartë mostrash që kanë ardhur pranë laboratorit.
“Është një numër i vogël. Kemi parasysh që ka qenë ditë e diel dhe ndoshta është marrë një numër ndoshta më i vogël testesh apo dhe lajmërime nga qytetarët. Por dua të them që ka një numër të lartë mostrash që kanë ardhur pranë laboratorit. Ne zakonisht masim testimet javore. Numri i vogël i testimeve nuk ka pasur lidhje me sigurimin e tamponëve apo elementë të tjerë”, tha ajo.
Është mbyllur protesta e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas marshimit të qytetarëve në kryeqytet dhe thirrjeve për…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar nisjen e një hetimi gjithëpërfshirës ndaj krijuesve të dokumentarit “NAZA” dhe ndjekjen e tyre…
Drilon HazrollajTalenti shqiptar i Kosovës, Drilon Hazrollaj, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në derbin Partizani – Tirana, të…
Duket se fati dhe ndërhyrja e Rojës Bregdetare greke kanë shpëtuar një turiste 44-vjeçare nga El Salvadori, pas gati 12…
Tension, përplasje mes tifozëve dhe ndërhyrje e policisë pas triumfit 3-0 të Man Cityt ndaj Liverpoolit në derbin e madhe…
Gazetari, Flori Gjini i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…