Categories: Uncategorized

Si shpëtoi gjallë nga atentati Ardjan Çapja: Autori tentoi t’a qëllonte për herë të dytë

Ardjan Çapja mëngjesin e djeshëm u qëllua me plumb në shpatullën e majtë, shumë pranë zemrës, ndërkohë aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës.

Ngjarja ndodhi në Elbasan, ku atentatori, nga brenda mjetit tip “Volkswagen” qëlloi në drejtim të Çapjas.

Të lidhura

None found

Sipas informacioneve të fundit, qitja është bërë nga pjesa e pasme e shoferit.

Dyshimet e policisë përforcohen edhe nga mbajtësja e snajperit model finlandez, e fiksuar brenda mjetit që vetëm pak minuta pas ngjarjes, u dogj në lagjen “Skënderbej”, në zonën e njohur si Fushë-Mbret, 6 km larg banesës së Çapjas.

Brenda kësaj makine, policia mundi të sekuestrojë armën me të cilën u bë qitja dhe një silenciator të çmontuar.

Raportohet se kur makina është përfshirë nga flakët, një plumb i dytë i dalë nga snajperi plagosi në këmbë një zjarrfikës 38-vjeçar në vendngjarje.

Policia bën me dije se autori e ka mbushur armën për të qëlluar për herë të dytë në drejtim të objektivit të tij, mirëpo kjo gjë nuk ndodhi pasi Çapja është rrëzuar përtokë që në goditjen e parë nga snajperi.

Kësisoj ai i shpëtoi një plumbi të dytë që mund të kishte qenë vrastar për të.

Paraprakisht, në krim mendohet të kenë vepruar të paktën 3 persona.

Dy prej tyre kanë qenë atentatori dhe drejtuesi i mjetit ndërsa i treti i ka ndihmuar autorët të largohen nga Fushë-Mbreti, pasi dogjën mjetin me targa të vjedhura, shkruan “abcnews.al”.

Për shkak se numri i shasisë së Volkswagen-it nuk rezulton i regjistruar në territorin shqiptar, policia i ka dërguar letërporosi autoriteteve në Kosovë e Maqedoni, nga ku dyshohet të jetë trafikuar kjo makinë.p

të fundit

Raiffeisen Bank in Tirana robbed; suspect arrested a week later (NAME)

Policia e Tiranës, ka arrestuar këtë të hënë (9 nëntor) autorin e dyshuar të grabitjes së raiffeisen bank në zonën…

2 minutes ago

Tragedy in Crete: 20 migrants dead, two missing and 133 rescued

Të paktën 20 emigrantë kanë humbur jetën dhe 133 të tjerë janë shpëtuar në katër operacione të ndryshme në det,…

2 minutes ago

The US and Iran seek an agreement through discreet contacts amid high tensions

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po zhvillojnë kontakte diplomatike në mënyrë diskrete, në përpjekje për të shmangur një përshkallëzim të…

2 minutes ago

Endrit Nika’s retrial for the murder of an Argentine woman expected to continue

Gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara…

2 minutes ago

Grabiti Raiffeisen Bank në Tiranë, arrestohet pas një jave autori (EMRI)

Policia e Tiranës, ka arrestuar këtë të hënë (9 nëntor) autorin e dyshuar të grabitjes së raiffeisen bank në zonën…

5 minutes ago

Tragjedi në Kretë: 20 emigrantë të vdekur, dy të zhdukur dhe 133 të shpëtuar

Të paktën 20 emigrantë kanë humbur jetën dhe 133 të tjerë janë shpëtuar në katër operacione të ndryshme në det,…

20 minutes ago