Categories: Uncategorized

Po e monitoronin prej kohësh, si dështoi atentati ndaj Ardian Çapjas

Ardjan Çapja ra “pre” e atentatit të tretë, të ngritur ndaj tij mëngjesin e së hënës, ku plumbi i nisur drejt tij “dështoi”.

Hetuesit dyshojnë se lëvizjet e familjes Çapja bëheshin nga një ndërtesë e pabanuar në hyrje të Krastës, ndërsa kanë arritur të përcaktojnë dhe vendin se nga ku është qëlluar 55-vjeçari.

Të lidhura

None found

Në ndërtesën e pabanuar dykatëshe në hyrje të Krastës policia ka gjetur disa prova të cilat ngrenë dyshime për vëzhgimin e lëvizjeve të familjes Çapja.

Në ndërtesë janë gjetur bishta cigaresh, por edhe një zonë e cila ishte pastruar dhe vendosur disa tulla. Fillimisht u mendua se qitja mund të ishte bërë në këtë pikë, por më pas nga hetimet rezultoi se është bërë në një tjetër vendndodhje.

Prokuroria mendon se snajperi ka qëlluar pikërisht në këtë pikë në hyrje të kodrës së Krastës. Zona është e lartë, ndërsa ka fushëpamje të rrugës, në të cilën mendohet se ka dalë Ardian Çapja nga vila për në biznesin në pronësi të tij. Dyshohet se arma e kalibrit të lartë ka qenë e fiksuar në makinën, e cila dyshohet e vjedhur.

Ekspertët mendojnë se atentatori është i mirëpërgatitur si forcat komando apo ato RENEA, ndërsa ka llogaritur dhe shpejtësinë e erës, por ka gabuar vetëm në një detaj, atë të rrymave ajrore që shkakton gryka e Krastës.

Kjo ka rezultuar në goditjen e objektivit në shenjë, por jo duke e eliminuar atë. Nga ana tjetër, policia ka të dhëna se pranë vendit ku mendohet se është qëlluar me snajper është gjetur një xhup edhe një maskë, por të cilat janë marrë nga persona ende të paidentifikuar. Në të gjithë zonën janë sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar, ndonëse u shoqëruan mbi 20 persona. /A2

të fundit

Raiffeisen Bank in Tirana robbed; suspect arrested a week later (NAME)

Policia e Tiranës, ka arrestuar këtë të hënë (9 nëntor) autorin e dyshuar të grabitjes së raiffeisen bank në zonën…

2 minutes ago

Tragedy in Crete: 20 migrants dead, two missing and 133 rescued

Të paktën 20 emigrantë kanë humbur jetën dhe 133 të tjerë janë shpëtuar në katër operacione të ndryshme në det,…

2 minutes ago

The US and Iran seek an agreement through discreet contacts amid high tensions

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po zhvillojnë kontakte diplomatike në mënyrë diskrete, në përpjekje për të shmangur një përshkallëzim të…

2 minutes ago

Endrit Nika’s retrial for the murder of an Argentine woman expected to continue

Gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara…

2 minutes ago

Grabiti Raiffeisen Bank në Tiranë, arrestohet pas një jave autori (EMRI)

Policia e Tiranës, ka arrestuar këtë të hënë (9 nëntor) autorin e dyshuar të grabitjes së raiffeisen bank në zonën…

5 minutes ago

Tragjedi në Kretë: 20 emigrantë të vdekur, dy të zhdukur dhe 133 të shpëtuar

Të paktën 20 emigrantë kanë humbur jetën dhe 133 të tjerë janë shpëtuar në katër operacione të ndryshme në det,…

20 minutes ago