Categories: Uncategorized

Si reagojnë shenjat e horoskopit kur u vjen “në majë të hundës”

Të gjithë kemi mënyrën tonë të reagimit kur jemi me nerva, ose kur na vjen në majë të hundës.

Dikush mund të bëhet shumë agresiv, ndërsa dikush tjetër mund të përdorë metodën e agresivitetit pasiv.

Të lidhura

None found

Reagimi ynë në situata të tilla varet nga shumë faktorë, por a e kishit menduar se shenja e horoskopit do të ishte një prej tyre?

Dashi

Dashi është shenjë impulsive dhe kur është në humor të keq e ka të vështirë të kontrollojë veten. Nëse qëndroni para një Dashi që nuk është në humor, bëni mirë të largoheni me qetësi se nuk dihet se çfarë do të mund të ndodhë.

Demi

Demi është i qetë dhe në pak raste ndodh të mos jetë në humor të mirë. Ndaj kur ndodh kjo, ai mbushet me energji negative, mbyllet në vetvete dhe urren çdo gjë.

Binjakët

Binjakët nuk kanë nevojë për një arsye për të qenë në humor të keq. Personaliteti i tyre bën që ata të shkojnë në shtrat të lumtur në darkë dhe të zgjohen të mërzitur. Mundohuni t’i qëndroni larg, pasi sipas Binjakëve, fajin për mërzitjen e tyre e kanë gjithmonë të tjerët.

Gaforrja

Gaforrja mbyllet në vetvete kur nuk është në humor dhe bëhet e pandjeshme ndaj botës. Ajo nuk dëshiron të flasë me askënd në ato momente. Gaforret ndiejnë në ekstrem, ndaj dhe është e pamundur që t’i bësh të arsyetojnë në ato çaste.

Luani

Luanit nuk i pëlqen të jetë i veçuar. Kur nuk është në humor bëhet shumë dramatik, madje mund të bëhet dhe agresiv e arrogant.

Virgjëresha

Kur nuk është në humor Virgjëresha bëhet histerike. Mund të ketë reagime shumë impulsive që mund të shkojnë deri në dhunë fizike. Një Virgjëreshë e nevrikosur nuk ka kontroll mbi veten dhe në disa minuta thjesht nuk e di se ku është dhe çfarë po bën.

Peshorja

Ajo nuk e tregon pakënaqësinë pasi ka një mënyrë të sajën që e ndihmon në zgjidhjen e problemeve. Peshorja ka një elegancë të lindur, por kur është me nerva e humb hijeshinë dhe në disa raste humb edhe logjikën.

Akrepi

Akrepi përjeton çdo ndjesi intensivisht, dhe inatin e humorin e keq i përjeton po njëlloj. Në ato momente mundohu t’i qëndrosh afër, ndryshe do të përballesh me një furtunë emocionale që mund të shkatërrojë çdo gjë mes jush.

Shigjetari

Ai qesh me vete edhe në momentet më të vështira, gjithsesi kjo nuk zgjat shumë. Kur nuk mund të mbajë më inat, thotë çdo gjë që mendon pa e menduar dy herë, duke anashkaluar pasojat që kanë fjalët e tij te të tjerët.

Bricjapi

Kur nuk është në humor, Bricjapi bëhet më autoritar se zakonisht. Ai shndërrohet në një njeri arrogant, agresiv dhe fillon t’i gjykojë të tjerët pa shkak.

Ujori

Ujori, kur nuk është në humor, mund të krijojë konflikte me këdo që nuk e mbështet në idetë e tij. Momentet e tilla shoqërohen edhe me një ndjesi ankthi për të, pasi mundohet ta kontrollojë veten, por nuk ja arrin dot kurrë.

Peshqit

Peshqit nuk kanë shpesh sjellje tipike agresive kur janë në humor të keq. Ata njihen për sjelljet pasive agresive. Me anë të tyre, ata arrijnë të bëjnë këdo të ndihet keq duke bërë viktimën.

të fundit

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime dhe alternime vranësirash…

7 minutes ago

Horoskopi 10 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Energjia juaj do t’iu zbulojë në mënyrën më të natyrshme. Në të njëjtën kohë, veprimet tuaja do të do…

9 minutes ago

Diana Kastrati case: Trial in absentia sought for the accused

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është paraparë të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor në rastin e vrasjes së Diana Kastratit,…

21 minutes ago

Rasti i Diana Kastratit, kërkohet gjykimi në mungesë të të akuzuarit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është paraparë të mbahet seanca e shqyrtimit kryesor në rastin e vrasjes së Diana Kastratit,…

25 minutes ago

Gashi: It would be better for VLEN if elections were held now

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, intervistën e radhës e dha për emisionin 360 Shkallë…

4 hours ago

Between 600 and 700 babies are born prematurely in Skopje each year, as doctors face the challenge of keeping them alive

Nga 600 deri në 700 foshnja lindin para kohe çdo vit në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.…

4 hours ago