Categories: lifestyle

Nga më të urtat tek ato që i thyejnë të gjitha: Ç’bëjnë shenjat e horoskopit kur janë me nerva

Dashi: Dashi është një shenjë impulsive dhe kur  ështe në humor të keq e ka shumë të vështirë që të kontrollojë agresivitetin e tij.  Ndaj dhe nëse qëndroni para një Dashi  që nuk është në humor bëni mirë të largoheni me qetësi se nuk dihet se çfarë mund t’ju ndodhë.

Demi: Demi është shumë i qetë dhe në shumë pak raste ndodh që të mos jetë në humor të mirë. Gjithsesi kur ndodh kjo ai do të bëhet shumë negativ do të mbyllet në vetvete dhe do të fillojë të ankohet për gjithçka.

Të lidhura

None found

Binjakët: Binjakët nuk kanë nevojë për një arsye specifike për të qenë në humor të keq. Pesonaliteti i tyre jo i qëndrueshëm bën që ata të shkojnë në shtrat të lumtur në darkë dhe të zgjohen me “turinj të varur”. Mundohuni t’i qëndroni larg, sipas binjakëve fajin për gjendjen e tyre emocionale e kanë gjithmonë të tjerët.

Gaforrja: Kur nuk është në humor Gaforrja mbyllet në vetvete dhe bëhet e pandjeshme ndaj botës jashtë. Ajo nuk dëshiron të flasë dhe dëshiron që të qëndrojë vetëm.  Ajo i jeton ndjesitë në ekstrem, kështu që në momente inati është e pamundur që ta bësh të arsyetojë.

Luani: Luanit nuk i pëlqen të jetë i mënjanuar. Kur nuk është në humor, bëhet shumë dramatik, madje madje  mund të bëhet dhe agresiv si dhe arrogant.

Virgjëresha: Sigurisht kur nuk është në humor Virgjëresha bëhet histerike. Mund të ketë disa reagime shumë  impulsive si dhe mund të gjuajë me shkelma apo të bërtasë.  Kur nuk është në humor ajo mund të thurë plane shumë të liga.

Peshorja: Zakonisht, ajo nuk e tregon pakënaqësinë pasi ka një mënyrë të vetën që e ndihmon në zgjidhjen e problemeve. Peshorja ka një elegancë të lindur, por kur është me nerva e humb klasin dhe  në disa raste mund të humbë edhe logjikën.

Akrepi: Akrepi jeton çdo ndjesi në mënyrë intensive, ndaj dhe inatin e humorin e keq e përjeton po njëlloj. Në ato momente duhet t’i qëndrosh afër, ose do të përballesh me një furtunë emocionale që mund të shkatërrojë çdo gjë mes jush.

Shigjetari: Ai qesh me vete edhe në momentet më të vështira, por kjo nuk është diçka që zgjat shumë.  Kur nuk mund të mbajë më inat, fillon duke thënë çdo gjë që mendon, pa menduar se sa mund t’i lëndojë të tjerët.

Bricjapi: Kur nuk është në humor, Bricjapi bëhet akoma më autoritar se zakonisht. Ai shndërrohet në një njeri arrogant, agresiv dhe fillon t’i gjykojë të tjerët pa shkak.

Ujori: Kur Ujori nuk është në humor, mund të krijojë konflikt shumë lehtësisht me këdo që nuk e mbështet në idetë e tij. Zakonisht momentet e tilla për të shoqërohen edhe me një ndjesi ankthi. Sigurisht që mundohet ta kontrollojë veten, por nuk ja arrin dot kurrë.

Peshqit: Peshqit nuk para kanë sjellje tipike agresive kur janë në humor të keq. Ata njihen për sjelljet e tyre pasive agresive. Me anë të së cilave arrijnë të bëjnë këdo të ndjehet keq duke bërë viktimën.

të fundit

Qytetarët dalin përsëri në rrugë/ Marshim nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, kërkesa për qeveri teknike dhe largimin e Ramës

Ka nisur protesta e 135 qytetarë në vend. Pas organizimit në sheshin Skënderbej, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, duke kërkuar largimin…

17 minutes ago

Në një qese braktiset i porsalinduri në Itali, një grahuese qenieje e shpëton jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e 12 tetorit në Cinisello Balsamo, pranë Milanos në Itali, ku një foshnjë…

18 minutes ago

Premtimi i Mickoskit për paga 1000 euro shkon në质量安全…

LSDM sot ka reaguar për deklaratën e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski se deri në fund të mandatit të tij…

20 minutes ago

Sigurisht që mbaj gjithë hidhërinë” – Britney Spears hap llamarin e së shkuarës dhe shfaq akuzat ndaj familjes

Këngëtarja e njohur amerikane, Britney Spears, ka rrëfyer se vazhdon të ndihet e hidhëruar për 13 vitet që kaloi nën…

23 minutes ago

Shiroka-Pula meets the American senatorial delegation Shaheen-Durbin, focus on cooperation with Washington

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin. Takimi po zhvillohet…

23 minutes ago

Hoxha: Response to Dačić’s threats requires concrete actions, not just statements

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka nxitur reagime me deklaratën e tij se flamuri serb “herët a vonë do të…

23 minutes ago