Marigonë Berisha, ishte vetëm 5 vjeçare kur njohu bashkëshortin e saj.
Ajo jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në Kosovë kishte një shok me të cilin luante kur vinte në pushime, shkruan Reporteri.net.
None found
Ata të dy madje kishin bërë edhe një fotografi bashkë në një dasmë dhe secili prej tyre kishte një kopje të saj.
Por jeta bëri që ata të humbin kontaktet për plot 13 vite.
Katër vite më parë ata gjetën sërish njëri-tjetrin dhe u lidhën bashkë.
Lidhja e tyre u kurorëzua me martesë në gushtin e vitit 2019.
Historinë e saj, Marigona e rrëfeu në rrjetin social Twitter ku edhe mori shumë reagime nga njerëz të ndryshëm.
Ky është postimi i saj i plotë:
Kur isha 5 vjeç, unë kisha një mik në Kosovë me të cilin luaja. Mbaj mend që kemi bërë një foto së bashku në një martesë.
Ne i humbëm kontaktet por gjetëm njëri-tjetrin pas 13 vjetësh.
Të dy kishim një kopje të fotos. Kanë kaluar 4 vjet, ne sapo festuam përvjetorin e parë të martesës në gusht.
Pas përfundimit të edicionit të Ligës së Kombeve, Përfaqësuesja e Kosovës tashmë e ka të qartë se në cilin nivel…
Revista amerikane “The Atlantic” i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar se si kundërshtimi ndaj…
Nesër, më 19 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe komunat…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom,…
Një rast i mosrikthimit në institucionin e vuajtjes së dënimit është shënuar në burgun e Rrogozhinës. I dënuari Aurel (Artir)…
Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe. Pamjet e publikuara në sallën e gjyqit kanë zbuluar…