Categories: kosovëshowbizsport

I dashuri 19 vite më i ri surprizon Adriana Matoshin, nxjerr anën e tij romantike (FOTO LAJM)

Para pak muajsh Adriana Matoshi bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Aktorja tregoi se për herë të parë është njohur me Keith në një lokal dhe të dy u shprehën mjaft të lumtur për historinë e tyre të dashurisë.

 

Të lidhura

None found

Duket se ata po e shijojnë mjaft romancën e tyre pasi herë pas herë ndajnë me ndjekësit momente ku shfaqen mjaft të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Së fundmi, Keith ka dashur që ta surprizojë në mënyrën më të bukur aktoren. Teksa Adriana nuk e kishte mendjen, Keith i është afruar ngadalë nga pas dhe i ka dhuruar një trëndafil të cilin po e mbante të mbërthyer në dhëmbë.

Kujtojmë se fansat nuk e pritën mirë këtë lidhje, për shkak të diferencës 19-vjeçare që ajo ka me të dashurin.

Adriana ka qenë e ftuar në disa emsione, gjithashtu edhe në ‘Ftesë në pesë’, ku ka rrëfyer detaje tejet interesante për jetën e saj, e sigurisht edhe për Keith. Ajo tregoi se shkak i lidhjes së tyre është bërë një shoqe dhe pasi dolën disa herë e kuptuan se janë bërë për njëri-tjetrin.

“Ai njihte shoqen time dhe i kishte thënë për mua. Ne dolëm sepse ajo na shtyu të takoheshim dhe për shumë kohë shëtisnim bashkë dhe u njohëm. Aty kuptova sa i pjekur ishte Keith, por nuk pati asgjë më shumë. Pastaj kuptuam që ndjenim për njëri-tjetrin. Unë jam shumë e lumtur dhe për sa kohë do vazhdojë të ketë dashuri, kjo lidhje do të zgjasë. Por nuk shkoj larg me mendimet për të ardhmen pasi po shijoj momentin.”

Kujtojmë se Adriana është nënë e 4 fëmijëve, më i madhi prej të cilëve është 20 vjeç. Ajo pranon se fëmijët e kanë pritur mirë lidhjen e saj dhe e kanë mbështetur. Po ashtu, edhe ish-bashkëshorti e ka mbështetur lidhjen e saj dhe aktorja ka treguar se ai i ka thënë:

“Ti gjithmonë ke ditur të zgjedhësh njerëz të bukur!

të fundit

Laporta flet për interesimin ndaj Julian Alvarezit: Synojmë të realizojmë ëndrrat e atyre që duan Barcelonën

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar ndaj raportimeve që lidhin sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez, me një transferim…

2 minutes ago

Elisa Spiropali: Unë do jem në PS, kush i ka bërë dëm partisë të shkojë aty ku ka vendin

Ditën e sotme, në një prononcim për mediat, deputetja e PS Elisa Spiropali, tha se po punon për draftin për…

2 minutes ago

E ardhmja e Nagelsman, Fëler parashikon surpriza për Gjermaninë: Mendoj se …

Drejtori sportiv Rudi Fëler, foli pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës, teksa deklaroi që Julian Nagelsman duhet të…

9 minutes ago

E përditshmja zvicerane i kushton vëmendje protestave në Tiranë: kërkohet largimi i Ramës

Protestat që po mbahen prej 31 ditësh në Tiranë, kanë marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. E përditshmja zvicerane Aargauer…

11 minutes ago

Bardhi: Rama i shmanget Kuvendit siç fyu shqiptarët, dorëheqjen e ka menduar, por nuk është i lirë

Gjatë fjalës së tij kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u shpreh se interpelancat e kërkuara nga opozita…

11 minutes ago

Tërmeti në Venezuelë, të mbijetuarit denoncojnë vonesa në reagim: U braktisëm nën rrënoja

Banorët e rajoneve të prekura nga tërmeti shkatërrimtar në Venezuelë po hedhin akuza ndaj autoriteteve, duke thënë se reagimi erdhi…

14 minutes ago