Categories: Uncategorized

Si eliminoi Enver Hoxha kunatin dhe të gjithë miqtë e tij

Pasi mbërrin në majë të pushtetit Enver Hoxha nuk do të kujdesej vetëm të dërgonte në plumb apo në burg bashkëpunëtorët e fashistëve apo edhe kundërshtarët e tjerë. Situata ishte e përshtatshme për të qëruar edhe një numër të madh njerëzish që njihnin të shkuarën e tij aspak të lavdishme, që njihnin bëmat e tij në Korçë apo Tiranë, qoftë në Francë e Belgjikë.

Mes turmës-popull nuk duhet të mbetej asnjë opinionbërës negativ që mund ti dëmtonte imazhin dhe pushtetin. Figura e njeriut që do ti mbushte mendjen pothuaj gjithë popullit, se jo vetëm kishte themeluar Partisë Komuniste Shqiptare, por edhe kishte udhëhequr Luftën kundër fashizmit, duhet të pastrohej nga çdo lloj ndotjeje apo përbaltjeje.

Të lidhura

None found

Nga ana tjetër, lista e gjatë e atyre që duhet të heshtnin, me hir, me pahir, apo përgjithmonë, ishte tepër e gjatë, sa duket në përpjesëtim të drejtë me paturpësitë, mëkatet e aventurat e rinisë së Enver Hoxhës.

Ishin miqtë e tij të qejfeve e ahengjeve, që dinin shumë dhe që mund të flisnin, kishte njerëz që nuk e kishin begenisur dhe ndihmuar në ditë të keqe, por kishte edhe disa të tjerë që fati e kishte sjellë të njihnin ndonjë të fshehtë të hidhur të jetës së tij.

Qysh në fillim Enver Hoxha vendoset para një sprove të vështirë.

Ai duhet të vendoste për jetën ose vdekjen e kunatit të vet, Bahri Omari, i cili akuzohej si bashkëpunëtor i fashistëve për shkak se kishte pranuar postin e Ministrit të Jashtëm, për pak muaj, në vitin 1944, në një qeveri të konsideruar kuislinge.

Vetë Bahriu kishte besim te zemërgjerësia e kunatit, sidomos për faktin se kishte qenë një nga mirëbërësit më të mëdhenj të tij.

Ai e kishte mbajtur në shtëpi, në Bari të Italisë dhe më pas në Tiranë, ai e kishte njohur me një numër politikanësh nga më të zëshmit e kohës, e kishte mbajtur me të holla, e kishte fshehur kur kërkonin ta arrestonin e të tjera.

Por Enver Hoxha nuk e fali. Ai mori vendimin për ta pushkatuar atë.

të fundit

Bugatti i jep një jetë të re Veyron-it legjendar, të ndërtuar vetëm për një pronar

Më shumë se dy dekada pas debutimit të Bugatti Veyron, një prej makinave që ndryshoi përgjithmonë botën e hipermakinave, marka…

7 minutes ago

Dita e 82-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës

Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”. Qytetarët rikthehen sot për të 82-ën ditë radhazi, duke protestuar kundër qeverisë…

11 minutes ago

Deco tregon strategjinë e Barcelonës në merkato pas largimit të Ferran Torres dhe Lewandowskit

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka diskutuar planet e transferimeve të klubit pas largimeve të Ferran Torres dhe Robert Lewandowski.Deco…

12 minutes ago

KSHPK-ja vendos 94 gjoba ndaj ish-kryetarëve, drejtorëve dhe këshilltarëve për vonesa në deklarimin e pasurisë

Mosrespektimi i detyrimit ligjor për deklarimin në kohë të pasurisë dhe interesave u ka kushtuar dhjetëra personave të zgjedhur dhe…

14 minutes ago

From the Battlefield to Agriculture, EU Considers Allowing Drones to Spray Pesticides

Dronët, të lidhur vitet e fundit kryesisht me operacionet ushtarake dhe shkeljet e hapësirës ajrore në Evropën Lindore dhe Lindjen…

15 minutes ago

Water Accident at Rana e Hedhun / Police Responds: Victim Accidentally Fell from Inflatable Boat and Died in Hospital

Policia e Shtetit ka nxjerrë një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë ujor të ndodhur pasditen e sotme në…

16 minutes ago