Categories: Uncategorized

Shtoni kujdesin në rrugë, 136 mijë makina qarkullojnë pa siguracion

Pandemia e Covid- 19 ka ndikuar në rritjen e numrit të automjeteve në vend që qarkullojnë pa sigurim të detyrueshëm. Mësohet se janë rreth 136 mijë automjete që nuk kanë bërë sigurimin e detyrueshëm motorik.

Shifra u publikua nga drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete gjatë raportimit vjetor para Komisionit të Ekonomisë në Kuvend.

Të lidhura

None found

Mete vuri në dukje faktin se pandemia rriti me 22 % numrin e makinave të pasiguruara, shifër që përbën një risk sistemik për Fondin e Kompensimit dhe për gjithë tregun e sigurimeve.

Më tej, kreu i AMF u ndal në zhvillimet kryesore të vitit të kaluar, si edhe përmendi disa nga objektivat për vitin në vazhdim, duke marrë parasysh edhe efektet e pandemisë COVID-19 në tregjet nën mbikëqyrje.

Referuar tërmeteve të shtatorit dhe nëntorit, të cilat ishin ngjarjet që shënjuan vitin 2019 sa i përket tregut të sigurimeve, bazuar në vlerësimet e deritanishme vlera e kërkesave për dëmshpërblim arriti nivelin 475 milionë lekë për ngjarjen e 21 shtatorit dhe rreth 3.65 miliardë lekë për ngjarjen e 26 nëntorit, – bëri me dije Mete.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, ngjarjet e tërmetit nxorën në pah domosdoshmërinë e zgjerimit të mbulimit të sigurimit të pronës, duke qënë se afro 2.5% e banesave kanë një mbulim të tillë.

Mete informoi Kuvendin edhe në lidhje me masat rregullatore të ndërmarra nga Autoriteti pas dy katastrofave natyrore për të garantuar shëndetshmërinë e tregut të sigurimeve, duke rritur me 34.4% provigjonet teknike, krahasuar me vitin 2018, që përbën rritjen më të madhe të realizuar ndonjëherë ndër vite.

Referuar Fondit të Kompensimit, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv deklaroi se Autoriteti ka vijuar monitorimin e procesit të pagesave të prapambetura. Gjatë vitit 2019 u paguan rreth 604 milionë lekë dëmshpërblime me objekt Fondin e Kompensimit.

Kostot e krijuara për këtë fond nga mjetet e pasiguruara transferohen tek mbajtësit e rregullt të policave të sigurimit, duke reflektuar në primin e tyre të sigurimit. Ndaj, kërkohet veprim në këtë aspekt.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv u shpreh se Autoriteti ka punuar për të plotësuar të gjitha rekomandimet e lëna nga Kuvendi, duke patur në vëmendje nxitjen e qëndrueshmërisë, transparencës dhe besueshmërisë së tregjeve financiare që mbikëqyren, mbrojtjen e interesave të investitorëve dhe personave të siguruar dhe sigurimin e respektimit të ligjit.

Mete theksoi se pandemia COVID-19, në varësi të shtrirjes së efekteve në tregjet nën mbikëqyrje, do të përcaktojë sfida domethënëse për Autoritetin gjatë pjesës së mbetur të këtij viti, por edhe në vazhdim.

“Autoriteti do të vijojë të monitorojë zhvillimet në tregjet nën mbikëqyrje, ndërsa mbetet i angazhuar për hartimin e protokolleve të qarta për menaxhimin e krizave, me qëllim amortizimin e pasojave të tyre, shoqëruar me fleksibilitetin e vendimmarrjes në situata emergjence, në linjë edhe me rekomandimet e autoriteteve evropiane.

Gjithashtu, AMF synon të përmirësojë planet e vazhdimësisë së biznesit për subjektet nën mbikëqyrje, duke arritur njëkohësisht një përputhshmëri të lartë me standardet ndërkombëtare të sigurimeve dhe të tregjeve të kapitalit,” theksoi Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv.

Mete deklaroi se gjatë këtij viti drejtimet kryesore të veprimtarisë së Autoritetit, duke marrë në konsideratë edhe ndikimet e COVID-19 në tregjet nën mbikëqyrje do të përqendrohen te menaxhimi i situatës dhe ruajtja e qendrueshmërisë së tregjeve të mbikëqyrura, mbikëqyrja efektive dhe zhvillimi i mëtejshëm i tregjeve, digjitalizimi, plotësimi i kuadrit ligjor dhe mbrojtja e personave të siguruara dhe investitorëve.

të fundit

Holanda mbyll Grupin F me fitore ndaj Tunizisë dhe cakton përballjen e radhës me Marokun

Holanda ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ve të finales si fituese e Grupit F në Kupa e Botës FIFA…

8 minutes ago

Marsel Rupi Mocks From the Protest: Patronage Operatives, Forgive Us for Ruining Your Algorithm! “If We Do Not Rise Up Today, Albania Will Be Left Empty”

Gazetari Marsel Rupi, në protestën e 26-të masive, ku mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ka elektrizuar sheshin…

35 minutes ago

VIDEO/ Petro Koçi Clarifies the Document That Sparked Debate: Tahir Sinani’s Name Is Being Used for a Non-Existent Scandal

I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, deputeti Petro Koçi komentoi debatin e krijuar pas publikimit të një dokumenti…

36 minutes ago

Pas daljes nga Kupa e Botës, Patrik Schick mbyll rrugëtimin me Kombëtaren e Çekisë në moshën 30-vjeçare

Sulmuesi çek, Patrik Schick, i ka dhënë fund karrierës së tij me ekipin kombëtar pas eliminimit të Çekisë nga Kupa…

1 hour ago

Mourinho denies a clear-out at Real Madrid: I want to keep the best players

Jose Mourinho ka hedhur poshtë raportimet që sugjeronin se ai po përgatit një revolucion të madh në skuadrën e Real…

2 hours ago

Mourinho mohon spastrimin te Real Madridi: Dua t’i mbaj lojtarët më të mirë

Jose Mourinho ka hedhur poshtë raportimet që sugjeronin se ai po përgatit një revolucion të madh në skuadrën e Real…

2 hours ago