Atëherë kur nuk pritej dhe kur pjesa më e madhe e shteteve në Evropë kanë hequr masat e izolimit, koronavirusi po tregohet më i ashpër. Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë paralajmëruar se pandemia e COVID 19 nuk është larg fundit, përkundrazi po shënon shifra të larta.
Më shumë se 136 mijë raste me koronavirus janë konfirmuar gjatë të dielës, që është përqindja më e madhe që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë gjatë dhjetorit të vitit të kaluar thuhet në një njoftim të OBSH.
None found
Gjysma e rasteve (44 për qind) janë diagnostifikuar në Brazil dhe SHBA, ku amerikanët tani po konsiderohen se gjenden në epiqendrën e krizës.
Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se pavarësisht situatës së përmirësuar në Evropë, në nivelin global është duke u përkeqësuar.
“Të dielën më shumë se 136 mijë raste janë raportuar, pothuajse shumica kanë ndodhur brenda një dite”, ka shtuar Ghebreyesus gjatë një konference për media në Gjenevë.
Kujtojmë se më shumë se 400 mijë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në mbarë botën, dhe mbi 7 milionë tjerë janë diagnostifikuar me coronavirus.
Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…
Pas përfitimeve që ka vërejtur nga vaksinimi kundër gripit sezonal, pensionistja Dobrilla tashmë çdo vit aplikon për të marrë vaksinën…
Pesë adoleshentë, të moshës 16 dhe 17 vjeç, kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë gjatë një…
Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm u…
Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk. shte protagonist absolut në fitoren 2-0 të Tranzonspor…