Categories: Uncategorized

Shqiptari në SHBA akuzohet për mbështetje të ISIS-it

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se të mërkurën në gjykatën federale të Qarkut të Uashingtonit, kryeqytetit të vendit, është hapur akuza ndaj Lirim Sylejmanit, shtetas i natyralizuar amerikan i lindur në Kosovë, për komplot për t’i ofruar mbështetje Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë (ISIS), një organizatë e huaj terroriste dhe trajnim nga kjo organizatë.

Sylejmani ishte arrestuar nga Forcat Demokratike të Sirisë (SFD) dhe së voni i është dorëzuar Byrosë Federale të Hetimeve (FBI). Sylejmani bëri paraqitjen e tij fillestare në Gjykatën e Qarkut të në Uashington.

Të lidhura

None found

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbajtur përgjegjës ata që janë larguar nga ky vend për t’u bashkuar me ISIS-in”, tha ndihmës Prokurori i Përgjithshëm John C. Demers.

“Dua të falënderoj agjentët, analistët dhe prokurorët e përfshirë për përpjekjen e tyre për ta vënë të pandehurin para përgjegjësisë për veprimet e tij”, tha ai

“I pandehuri është një qytetar amerikan i cili braktisi vendin që e mirëpriti për t’u bashkuar me ISIS-in në Siri” deklaroi Ushtruesi i Detyrës së Prokurorit të Shteteve të Bashkuara, Michael Sherëin. “Ai tani do të jap llogari për veprimet e tij në një gjykatë amerikane. Prokurorët dhe partnerët tanë të zbatimit të ligjit, do të vazhdojnë të na sigurojnë që ata që kërcënojnë vendin tonë të ndiqen penalisht me forcën e plotë të ligjit”, tha ai.

“Luftimi i terrorizmit mbetet përparësia kryesore e FBI-së dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë amerikanë dhe të huaj në të gjithë botën në këtë mision”, tha Jill Sanborn, Ndihmës Drejtor i Divizionit Kundër Terrorizmit të FBI-së. “Njoftimi i sotëm duhet të shërbejë si një paralajmërim për ata që kanë udhëtuar ose kanë provuar të udhëtojnë, për t’u bashkuar me ISIS-in që FBI-ja mbetet e palëkundur në synimin që ata të përballen me drejtësinë”, tha ai.

“Njoftimi i sotëm nënvizon angazhimin e FBI-së për të luftuar terrorizmin në gjithë botën. Sylejmani dyshohet se ka udhëtuar në Siri me synimin për t’u bashkuar, stërvitur dhe luftuar në emër të ISIS-it”, tha Matthew R. Alcoke, Agjent Special i Përgjegjshëm i Divizionit Kundër Terrorizmit të FBI-së në Washington.

Sipas pretendimeve të aktakuzës, nga nëntori i vitit 2015 deri në shkurt të vitit 2019, Sylejmani komplotoi për të siguruar dhe siguroi mbështetje materiale dhe burime, përfshirë personel dhe shërbime për ISIS-in në Siri dhe u trajnua ushtarakisht nga organizata terroriste. I pandehuri u kap nga SDF-ja në vitin 2019 dhe ka folur me një numër mediesh për kohën e tij të kaluar në ISIS, thuhet në njoftim në të cilin theksohet se pretendimet janë thjeshtë akuza dhe i pandehuri është i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij./VOA/

të fundit

Barcelona fitoi 3-0, por McManaman paralajmëron: Me këtë lojë rrezikon në fazat e ardhshme të Championsit

Barcelona ka shfaqur sërish probleme në repartin defensiv në ndeshjen ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se shkoi…

15 minutes ago

Desire Doue arrin rekordin e Karim Benzemas në Ligën e Kampionëve

Ylli i Paris Saint-Germainit, Desire Doue, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, duke barazuar një…

15 minutes ago

Faton Peci: Identification of three missing intellectuals brings grief to Mitrovica and Kosovo

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, të…

18 minutes ago

KFOR personnel train for helicopter medical evacuations

Personeli mjekësor i KFOR-it dhe ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për evakuimet mjekësore dhe operacionet…

18 minutes ago

Beat her on the body, not the face, so it wouldn’t show” / The account of the woman whose ex-husband killed her two brothers

Gruaja N.N. që ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ”Debat Plus”,…

18 minutes ago

VLEN calls release of Artan Grubi and Përparim Bajrami from detention an unprecedented scandal

"Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit paraqet skandal të paprecedent dhe tallje të hapur me institucionet shtetërore",…

18 minutes ago