Categories: Uncategorized

Shqipëria do të ngelë pa infermierë! Pas 5 vitesh, injeksionet do t’i bëjmë vetë

Mësimi i gjuhëve të huaja është kthyer në nevojën më të ngutshme për studentët e infermierisë. Me të kryer betimin qe u jep titullin infermier, edhe ata duan të ikin, ashtu si edhe mjekët. Studentët nuk fshehin faktin se zgjedhja e infermierisë, për shumë prej tyre, nuk ka qenë pasion për një mundësi për t’u larguar jashtë.

“Sepse vetëm jashtë mund t’ia dilet”, thotë një student i Infermierisë. “80% janë futur nëpër kurse, shumica për gjermanisht”. “Në Gjermani kushtet janë më të mira, paga është më e lartë”, thotë një tjetër.

Të lidhura

None found

Por nëse flet me infermierë që janë në sistem dhe me përvojë pune, arsyet e largimit thonë se bëhen më të forta. “Kam 20 vite në profesion, si çdo shqiptar dua të iki jashtë shtetit. Duhet të filloj të mësoj gjermanishten. Po ta dija në këtë moment nuk e di çfarë do të bëja”, thotë një infermier i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Numri i infermierëve të larguar jashtë vendit është shumë më i lartë se i mjekëve, mbi 3500. Shifra më alarmante ishte ajo e vitit 2019, ku lanë Shqipërinë 1600 infermierë, më shumë se numri i të diplomuarve në një vit nga gjithë fakultetet publike dhe private.

“Infermierët në Shqipëri marrin 150 euro më pak se në Kosovë, Malin e Zi apo Maqedoninë e Veriut”, thotë Sabri Skënderi, nga Sindikata e Infermierëve “Rritja e papërfillshme e pagave në 10 vite ka bërë që të gjithë të futen në masë në kurset e gjuhëve të huaj për t’u larguar jashtë shtetit”.

Sindikata e infermierëve i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të rishikojë kushtet dhe pagat e infermierëve, në të kundërt, pas 5 vitesh, shqiptarët do të duhet t’i kryejnë vetë injeksionet dhe shërbimet në spitale./a2cnn

të fundit

Si transformohen raportet e miqësisë kur je i pari që bëhesh prind në rrethin tënd?

Çfarë ndodh me miqësitë kur bëhesh prindi i parë në shoqëri? — Klan Kosova [...]Read More...

5 minutes ago

Niste të kursente gjysmën e rrogës që në moshën 18-vjeçare, 24-vjeçari tani zotëron dy prona

Kursente gjysmën e pagës që në moshën 18-vjeçare, 24-vjeçari blen pronën e dytë — Klan Kosova [...]Read More...

5 minutes ago

Shkenca pas zgjimit të hershëm tek të moshuarit: Pse ndodh dhe si ndikon plakja

Pse të moshuarit zgjohen herët? — Klan Kosova [...]Read More...

5 minutes ago

Zbulohen gjobat e Ligës Premier – Sa kushton një karton i verdhë për futbollistët e nivelit të lartë?

Ben Foster ka zbuluar se sa gjobiten futbollistët e Ligës Premier kur ndëshkohen me karton të verdhë gjatë një ndeshjeje.Ish-portieri…

8 minutes ago

Të rinjtë njoftojnë protestë kombëtare të shtunën para Kryeministrisë

Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët…

8 minutes ago

OSBE/ODIHR ngre shqetësimin për dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri: Policia të mos përdorë forcë të paligjshme apo të tepruar!

Përshkallëzimi i dhunës mbi protestuesit në rrugët e Tiranës ka vënë në alarm zyrtarët më të lartë të mbrojtjes së…

9 minutes ago