Categories: Uncategorized

Shkencëtarja thirrje shqiptarëve në SHBA: Ja kur nisin simptomat

Donjeta Gjuka, shkencëtarja shqiptare e cila jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen me një letër të hapur për qytetarët shqiptarë, në këto ditë të vështira për shkak të COVID-19.

Përmes një mesazhi, të cilët e ka postuar në faqen e saj të Facebook Gjuka sjell disa rekomandime, të cilat janë thelbësore për frenimin e COVID-19.

Të lidhura

None found

Letra:

Si shkencëtare në prag të doktoraturës në Qelizë dhe Biologji Molekulare në Universitetin e Teksasit në Austin, që punoj shumë në fushën e imunologjisë dhe rregullisht po e diskutojmë koronavirusin në departament, po e ndiej përgjegjësi t’ju drejtohem të gjithëve me disa rekomandime (sidomos pasi kultura jonë është më sociale):

1.Për masa mbrojtëse ndaj vetes dhe të tjerëve, ju lutem për momentin: evitoni tubimet. Qëndroni në shtëpitë tuaja jo në grumbuj të mëdhenj, meqë për momentin nuk dihet kush është i infektuar dhe kush jo. Periudha e inkubimit të virusit është 2-14 ditë.

Simptomat e para shihen mesatarisht pas 5 ditësh të infektimit, por mund të zgjasë deri në 14 ditë pa simptoma. Prandaj distancimi edhe prej njerëzve pa kurrfarë simptomash e sidomos që kanë udhëtuar në vende jashtë shtetit, ku ka raste pozitive për koronavirus, është i nevojshëm tani.

2.Sa më pak kontakt direkt me të tjerët. Përshëndetuni me një tungjatjeta, pa nevojë të shtrëngoni duart me njëri-tjetrin apo të përqafoheni. Nuk është histeri ose paranojë, është vetëm mbrojtje për vetën dhe të tjerët.

3.Pastroni duart shpesh me ujë të nxehtë për 20 sekonda. Përdorni dezinfektues kur nuk ka sapun.

4.Virusi jeton edhe jashtë trupit të njeriut në sipërfaqe të forta ose të buta për një kohë ende te pacaktuar definitivisht (varësisht temperaturës dhe lagështisë). Prandaj kujdes çfarë prekni dhe lani duart pasi të keni kontakt me gjëra që prekin edhe të tjerët. Kujdes edhe me telefonat mobil të cilët shpesh vendosen në sipërfaqe të ndryshme dhe i prekim me duar.

5.Kujdes të posaçëm për të moshuarit dhe njerëzit me imunitet më të dobët (pacientat me kancer ose sëmundje të imunitetit). Fatmirësisht, për momentin nuk ka shumë raste në fëmijë, por sidoqoftë kujdes gjithashtu edhe për fëmijët pasi që imuniteti i tyre është ende në zhvillim.

6.Të moshuarve u sugjeroj të qëndrojnë në shtëpi. Ecja në natyrë është e shëndetshme por qëndroni larg të tjerëve (së paku 2 metra).

7.Palestrat (gyms) dhe parqet me lodra te fëmijëve, janë vende ku viruset mund te përhapen shumë shpejt dhe lehtë, do t’i evitoja për momentin.

8.Nëse paraqitni simptomat e virusit, evitoni kontaktet me të tjerët dhe testohuni.

Këto të gjitha janë masa për mbrojtje dhe jo për panik. Sidoqoftë, mbrojtja është shumë e nevojshme për parandalimin e përhapjes së virusit deri sa të bëhen zhvillime më të mëdha në shkencë për trajtim dhe vaksinim. Përndryshe, pa i ndërmarrë masat e nevojshme, mund të tejngarkojmë sistemin shëndetësor.

të fundit

Ulrich Siegmund, nga biznesi i aromatizuesve te triumfi historik i AfD-së në Saksoni-Anhalt

Ulrich Siegmund, 35-vjeçari i AfD-së, ka udhëhequr partinë e ekstremit të djathtë drejt një fitoreje historike në Saksoni-Anhalt, duke marrë…

4 minutes ago

Aksident në aeroportin e Miamit/ Avioni i Amazon del nga pista dhe përplaset me automjete, raportohet për të plagosur

Një avion mallrash i Amazon ka dalë nga pista pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, duke u përplasur me…

22 minutes ago

Ministria e Mbrojtjes: 20 vatra ditën e sotme, 11 aktive dhe 7 nën monitorim

20 vatra zjarri janë raportuar gjatë ditës, 11 prej të cilave mbeten ende aktive, ndërsa 7 janë nën mbikëqyrje. Vëmendja…

24 minutes ago

Travel through Serbia continues to put Albanians at risk, with some remaining in Serbian prisons

Që nga gushti i vitit 2025, Behar Preniqi vazhdon të jetë i burgosur në Serbi,. Ai u arrestua nga autoritetet…

28 minutes ago

Flames engulf Mount Tërbun, Pukë Municipality describes situation as alarming

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po…

29 minutes ago

AfD result in Saxony-Anhalt shocks Berlin, Klingbeil: Government must review its policies

Lars Klingbeil, bashkëkryetari i Partisë Socialdemokrate (SPD) të qendrës së majtë të Gjermanisë dhe zv.kancelar në koalicionin qeverisës të Friedrich…

29 minutes ago