Categories: Uncategorized

Shkatërrohet banda e rrezikshme e Italisë, në pranga edhe shqiptarë

Policia Italiane ka vënë në pranga 15 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë, të cilët janë kapur gjatë një operacioni ku janë sekuestruar 15 kg kokainë.

Tre persona të tjerë janë nën hetim(10 prej të cilëve italianë), ndërsa karabinierët kanë sekuestruar edhe 330 mijë euro.

Të lidhura

None found

Mësohet se ky operacion isjhte mbështetur mbi disa hetime që kanë nisur dhe vijuar që nga shtatori i vitit 2018, ku janë zbuluar sasi të mëdha të trafikut, me mbi 50 kg kokainë.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se grupet kriminale vepronin në Milanon e Veriut dhe në provincat Varese, Mantua dhe Reggio Emilia.

Midis të arrestuarve është edhe një grua 30 vjeçare e quajtur “Giant”, ndërsa në kërkim është nëna e saj 55 vjeçare e njohur si “Pilotina”, e cila drejtonte makinën me të cilën transportonin drogën.

Mësohet se edhe dy shqiptarë, me banim në Bellinzago Novarese, janë identifikuar nga karabinierët si kanali i parë i furnizimit me kokainë, ndërsa në pranga ka rënë edhe një shqiptar tjetër.

Në pranga ka përfunduar edhe një grup kriminal prej 5 personash që banojnë në Legnano, pika e mbërritjes së sasive të mëdha të drogave dhe shpërndarësve “me shumicë”, drejt ndërmjetësve ose tregtarëve të drogës në provincat e ndryshme.

Hetimet filluan nga vazhdimi i një veprimtarie të mëparshme hetimore të përfunduar në vitin 2017 nga Karabinierët e NOR të Legnano, i cili çoi në arrestimin e 10 personave për shitjen e sasive të mëdha të kokainës.

Në atë kohë, organizata e përbërë nga dy familje shqiptare u çmontua, ndërsa njërës prej tyre kohët e fundit iu sekuestrua edhe një restorant i blerë me të ardhurat e veprimtarisë së paligjshme.

Nga analiza e vizitave të shpeshta midis kryetarit të familjes së tregtarëve shqiptarë të drogës, dolën marrëdhënie të paqarta me “Kumbarin” (një shtetas italian i arrestuar sot), i cili me gjithë standardin e jetesës, në të vërtetë nuk kryente asnjë veprimtari dhe kishte kontakte të panumërta me subjekte të përfshirë në çështjet e drogës.

të fundit

Përparim Bajrami to be released from Shutka prison after providing security worth over €1.1 million

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë prej 1.140.781 eurosh, e ofruar në formë të pronës…

52 seconds ago

Përparim Bajrami do të lirohet nga burgu i Shutkës pas vënies së garancisë prej mbi 1,1 milion eurosh

Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë prej 1.140.781 eurosh, e ofruar në formë të pronës…

8 minutes ago

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

4 hours ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

5 hours ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

5 hours ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

5 hours ago