Categories: Uncategorized

Sherr në emision, Rama premton i prerë: Nuk do të ketë kurrë kulla tek Teatri Kombëtar

“Nuk ka kulla aty, nuk ka more vëlla! Si tua shpjegoj? E kam thënë 100 herë?”

Kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24 sqaroi pse qeveria e tij u tërhoq nga premtimi i bërë më herët për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Të lidhura

None found

“Në programin e parë është e vërtetë që ne aty kemi pasur ndërmend një rikonstruksion, po kaq e vërtetë është që ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës të Francës kemi sjellë në Tiranë në atë kohë për të asistuar për programin e përgjithshëm shefin e kulturës atje, organizuan edhe një emision në Francë që merrej me rikonstruksione.

Unë e kam pranuar këtë përpjekje për të mos iu imponuar atij programi dhe ata u kthyen dhe thanë nuk bëhet teatër ajo godinë, se nuk ka qënë kurrë. Historia është e shkruar.

Shikojeni skenën pas sa është, është pafund, kjo godinë nuk ka asnjë lloj mundësie të reastaurohet për tu bërë e përdorshme”,- tha Rama.

Kryeministri më tej ngriti zërin dhe përsëriti më shumë se disa herë që në truallin e Teatrit Kombëtar nuk do të ngrihen kulla, pavarësisht se nuk pranoi të përgjigjej se c’do bëhej me truallin që mbetet bosh.

“Ca të them atë fjalën që thoshte Kadri Roshi? Nuk ka kulla aty, nuk ka more vëlla! Si tua shpjegoj? E kam thënë 100 herë? Brenda, jashtë, mbrapa në të gjithë perimetrin nuk ka kulla”.

Ai sqaroi po ashtu se fillimisht kishte dashur që TK të ngrihej përmes një PPP.

“Ne shkuam për ta zgjidhur këtë me PPP, nuk e kam fshehur këtë. Toka para dhe pas teatrit do i jepej mundësi investitorit të ndërtonte për qëllime fitimi dhe për shtetin të ndërtonte teatrin. Kur erdhi oferta, u quajt e papranueshme se për interesin publik, nuk mund të pranohet. Në atë moment nisëm të diskutojmë një sistem tjetër ku bashkia hyn në rolin e zhvilluesit dhe qeveria jep garanci sovrane për Bashkinë e Tiranës”,- sqaroi Rama.

të fundit

Ansu Fati hap një kapitull të ri larg futbollit, ish-talenti i Barcelonës prezanton këngën e parë

Në një univers paralel, Ansu Fati do të ishte një nga yjet kryesore të Spanjës në Kupën e Botës 2026…

7 minutes ago

NATO: Optimizimi i KFOR-it nuk ndryshon marrëveshjet ekzistuese me Kosovën

Në vitin 1999, NATO u vendos në Kosovë për të garantuar sigurinë në terren, pas një konflikti që kishte shembur…

9 minutes ago

Mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen nesër Testit të Maturës Shtetërore 2026, MASH publikon hollësitë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar se, nesër do të mbahet Testi i Maturës Shtetërore 2026, afati i parë,…

20 minutes ago

BDI: VLEN mban përgjegjësi për Tetovën prej pesë vitesh dhe s’mund të shmangë fajin për emrat e rrugëve

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim deklaruan se kërkesa për shfuqizimin e emrave shqip të rrugëve në Tetovë, është dorëzuar në…

22 minutes ago

Aksident i rëndë në autostradën Fier-Lushnjë! Humb jetën 35-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier–Lushnjë pasditen e sotme, ku një aksident fatal i ka marrë…

24 minutes ago

Ushtria ukrainase godet ura hekurudhore në Krime, të përdorura nga forcat ruse për armë dhe furnizime

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë sulme ndaj urave hekurudhore në Krimenë e pushtuar nga Rusia.Në një njoftim të publikuar në Telegram,…

26 minutes ago